1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dialogu Kosovë -Serbi: Normalizimi si pranim pragmatik i një situate të caktuar?

Të gjithë pajtohen në vlerësimin se dialogu politik duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe në përparimin e procesit të integrimit evropian, por dallimet mbi përkufizimin "normalizim" janë të dukshme.

Ka ardhur koha që në mes shqiptarëve dhe serbëve të arrihet marrëveshja historike. Eshtë kjo fjalia, për të cilën pajtohen Beogradi, Prishtina dhe Brukseli. Të gjithë janë dakord se negociatat nuk do të jenë të lehta dhe BE-ja ka parositur si Beogradin ashtu edhe Prishtinën, që të përgatiten për vendime të vështira. Për rëndësinë e kësaj çështjeje flet edhe fakti se ndërmjetëse në bisedime do të jetë vetë shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton. Zëdhënësja e saj, Maja Koçijançiç, tha për DW: "Me përvojën nga viti i kaluar dhe nga ditët e dialogut teknik e dimë se është fjala për negociata të vështira, për të cilat është i nevojshëm si vullneti politik, edhe vendimet e vështira. E qartë është se cili është kuptimi i këtij dialogu, konkretisht kapërcimi i pengesave në rrugën drejt BE-së, edhe për Serbinë edhe për Kosovën."

Nëse kemi parasysh se pas raundit të fundit të dialogut teknik dhe marrëveshjeve të arritura rreth përfaqësimit lokal të Kosovës dhe kushteve teknike për menaxhimin e përbashkët të vendkalimeve, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe Kosova ka hyrë në procesin e përgatitjes së marrëveshjes së stabilizim-asociimit, nuk është e pazakontë që mund dëgjohen njoftime se Serbia, menjëherë pas vazhdimit të dialogut, në muajin dhjetor, mund të mendojë për një datë të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE.

Clinton und Ashton mit Thaci in Kosovo

Clinton dhe Ashton në Prishtinë, takimi me kryeministrin Thaçi


Normalizimi si pranim pragmatik i një situate të caktuar?
Brukseli thotë se temat e dialogut të ri do të jenë ato, që "nuk kanë qenë deri tani në tryezën e bisedimeve". Përmendet zgjidhja e çështjes së veriut të Kosovës, por edhe respektimi i integritetit territorial të Kosovës. Pritet që në mesin e "vendimeve të vështira" të gjenden çështja e strukturave paralele serbe, por edhe politika e Prishtinës ndaj serbëve në veri të Kosovës. Sipas disa njoftimeve të para mund të arrihet një marrëveshje për hapjen e të ashtuquajturave zyra ndërlidhëse për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës. Analisti Nicholas White shpjegon se kërkohet vendosja e "një lloj marrëdhënieje." "Pra, nuk kërkohet njohje e plotë diplomatike, por kërkohet një pëlqim pragmatik për situatën, që Kosova nuk do të jetë përsëri pjesë e Serbisë."
Cilat janë pikat e përbashkëta të Beogradit dhe Prishtinës?
Edhe pse si Beogradi edhe Prishtina në "takimin e parë përgatitor" më 19 tetor konfirmuan gatishmërinë e tyre dhe domosdoshmërinë e dialogut për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, ka mbetur çështje e hapur, se kush kupton çfarë nga temat dhe nga rezultati i dialogut. Serbia vë në dukje se nuk heq dorë nga politika e saj shtetërore, sipas së cilës pranimi i pavarësisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm dhe pritet "që të mos bisedohet vetëm për veriun dhe të ashtuquajturat institucione paralele", por edhe për pronën serbe në Kosovë, kthimin e personave të zhvendosur, krimet e luftës, por edhe për "zgjidhjen finale": "Besojmë se ky dialog është neutral ndaj statusit, por ne nuk largohemi nga bisedimet për statusin e Kosovës dhe Metohisë. Përveç relaksimit të marrëdhënieve dhe vendosjen e pikave mbi i do të jetë e nevojshme të bisedohet për zgjidhjen përfundimtare, e cila palë duhet të paraqesë një kompromis", tha kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç

Clinton und Ashton in Belgrad

Clinton dhe Achton në Beograd, takimi me presidentin e Serbisë Nikoliç dhe kryeministrin Daçiç



Nga pala kosovare bëjnë të ditur se statusi i Kosovës, ndarja ose autonomia për veriun, nuk do të jenë tema diskutimi. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për DW ka theksuar: "Ndarja e Kosovës është një ëndërr, që kurrë nuk do të realizohet, pa marrë parasysh se kush e ka përmendur. Kosova është një dhe do të mbetet e pandarë në kufijtë e tanishëm dhe si e tillë është e njohur edhe ndërkombëtarisht. Kosova është një vend evropian dhe sa më shumë ne punojmë në këto standarde është në interesin e përbashkët të të gjithëve. Çdo thirrje për t'i ndryshuar kufijtë e Kosovës është e rrezikshme për të gjithë rajonin. "

Në të njëjtën kohë është njoftuar se në kuadër të dialogut politik do të diskutohet edhe për aplikimin e marrëveshjes së dialogut teknik.

  • Data 07.11.2012
  • Autor Marina Maksimovic / Angelina Verbica
  • Fjalët kyç Kosova, Serbia, Dialogu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16doZ
  • Data 07.11.2012
  • Autor Marina Maksimovic / Angelina Verbica
  • Fjalët kyç Kosova, Serbia, Dialogu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16doZ