1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dialogu i Petersburgut forcon bashkëpunimin gjermano-rus

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti rus Medvedjev kumtuan lajme të mira mbas konsultimeve të 11-ta gjermano-ruse. I ashtuquajturi "Dialog i Petersburgut" përfundoi me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh.

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti rus Medvedev gjatë konsultimeve të 11-ta qeveritare gjermano-ruse.

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti rus Medvedev gjatë konsultimeve të 11-ta qeveritare gjermano-ruse.

Rezultati më i rëndësishëm i raundit të 11-të të Dialogut të Petersburgut, ishte nënshkrimi i një kontrate për sigurimin e kredive në tregtinë bilaterale në një shumë prej 500 milionë Euro. "Kjo do ta nxisë jashtë mase tregtinë dhe do t'i japë krahë asaj në këtë kohë të krizës ekonomike", - vlerësoi kancelarja gjermane. Marrëveshja parashikon që me kreditë e bankës gjermane KfW, të sigurohen të ardhurat gjermane nga eksportet në drejtim të Rusisë.

Shkak për këtë kontratë është kriza financiare, e cila ka lënë gjurmët e veta edhe në Rusi. Me gjithë paketat e shumta koniunkturore, prodhimi industrial ka rënë dhe shteti rus është detyruar për herë të parë pas shumë vitesh të marrë sërish borxhe. Kjo marrëveshje është një ndihmë artificiale për ekonominë, por ajo ka rëndësi themelore si për gjermanët ashtu edhe rusët, janë të mendimit ekspertët.

Konsultimet ku merrnin pjesë edhe ministrat e kabineteve të të dyja palëve arritën edhe marrëveshje të tjera: Koncerni gjerman Siemens do t'i japë Rusisë lokomotiva, ndërsa firma gjermane Fraport do të përfshihet në zgjerimin e aeroportit të Petersburgut. Në shërbim të ruajtjes së klimës, dy shtetet nënshkruan edhe marrëveshjen për ndërtimin e një agjencie energjetike, për të cilën kishin rënë dakord një vit më parë.

Çështja e Opel-it mbetet e hapur

Vetëm në një çështje konsultimet nuk patën rezultat: kush do ta blejë firmën gjermane Opel, sipërmarrjen-bijë të koncernit amerikan General Motors? Para se të nisej për në Gjermani, Medvedjevi kishte bërë reklamë për ofertën e koncernit kanadez Magna dhe bankës ruse Sberbank, ndërsa në Gjermani qarkullonin lajme, se kancelarja preferon konkurrentin rus, RHJ. Të enjten qeveria gjermane i përgënjeshtroi këto lajme. Ndërsa Merkel u tregua e hapur ndaj ofertës ruso-kanadeze: "Koncepti i Magnës përbën një bazë të shkëlqyer për t'i dhënë një shans Opel-it dhe për një bashkëpunim strategjik me Rusinë", tha ajo.


Kërkohet sqarim i vrasjes së Estemirovës

Dialogu i 11-të i Petersburgut u zhvillua nën hijen e vrasjes një ditë më parë të aktivistes për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Në konferencën e shtypit në Shlajshajm, Medvedjevi e quajti këtë vrasje një "provokim" dhe premtoi se do të bëjë ç'është e mundur për ta zbardhur atë.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 17.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IrVd
  • Data 17.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IrVd