1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dialogu i Petersburgut dhe konflikti i Kaukazit

Të martën (30.09.) fillon në Shën Petersburg dialogu i shtatë i Petersburgut. Ai zhvillohet nën hijen e konfliktit të Kaukazit i cili ka ftohur marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

default

Logoja e dialogut të Petersburgut

Kur organizatorët e dialogut të Petersburgut në fillim të qershorit përcaktuan temat e takimit të sivjetshëm, marrëdhëniet gjermano-ruse ndodheshin para një fillimi të ri. Presidenti i sapozgjedhur Medvjedev kishte thënë më parë se Rusia është larguar nga koha e Luftës së Ftohtë. Në samitin e fundit 'Bashkim Evropian - Rusi' kishin filluar negociatat për një marrëveshje të re partneriteti. Përfundimisht edhe ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer pat konfirmuar se 'koha e luftës së ftohtë ka kaluar, nga Rusia nuk vjen më asnjë kërcënim'. Kështu që organizatorët e Dialogut të Petersburgut kishin edhe një ide: të thërrasin në jetë një partneritet të modernizuar mes dy vendeve.


Por vetëm katër muaj më vonë gjendja paraqitet krejt ndryshe. Sjellja e Moskës gjatë konfliktit të armatosur në Osetinë e Jugut ka tmerruar jo vetëm fqinjët e Rusisë, por edhe Perëndimin. Bashkimi Evropian ka ngrirë negociatat për marrëveshjen e partneritetit me Rusinë. Andaj edhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të qëndrojö vetëm për një vizitë të shkurtër në Petersburg.


Konflikti i Kaukazit nuk mund të anashkalohet në këto bisedime. Kështu mendon edhe Lothar de Maiziere, kryetar i komisionit drejtues të Dialogut të Petersburgut:


"Ne nuk mund t'i shmangemi temës së Gjeorgjisë dhe Rusisë dhe as nuk duam ta bëjmë një gjë të tillë. Ne duam të themi se çfarë mundësish ka që të mbetemi në bisedime dhe jo të sillemi në forma të tjera me njëri-tjetrin. Ne e dimë nga koha e Luftës së ftohtë: nëse heshtet, atëherë nuk flitet dhe çështja bëhet edhe më e rrezikshme".


Në diskutime para së gjithash do të bëhet fjalë, se si do të ndikojö ky konflikt në raportet e Rusisë me Bashkimin Evropian dhe në veçanti me Gjermaninë, beson Dimitirj Suslov nga këshilli rus për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Por kjo nuk do të thotë se tema qendrore - partneriteti në kohën e globalizmit do të humbasö rëndësinë e saj.


"Përkundrazi, pikërisht zhvillimet e fundit treguan se si Rusia ashtu edhe Evropa janë të interesuar për një partneritet. Rusia është e interesuar për bashkëpunim me Evropën dhe para së gjithash me Gjermaninë për shkak të raporteve të përkeqësuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një bashkëpunim me Evropën mund ta mbrojö Rusinë nga izolimi ndërkombëtar. Bashkimi Evropian është i interesuar, për shkak se dialogu në rrethana të vështira përbën një shans për të, që të konsolidohet si një forcë e pavarur politike", thotë Suslov.


  • Data 29.09.2008
  • Autor Tatiana Petrenko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQyn
  • Data 29.09.2008
  • Autor Tatiana Petrenko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQyn