1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dialogu edhe më tej pa rezultate konkrete

As dita e dytë e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk solli marrëveshje për çështjet e funksionimit të pikëkalimeve kufitare dhe përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Nuk dihet nëse ky raund do të vazhdojë.

Borko Stefanovic

Borko Stefanovic

Edhe një ditë tjetër e dialogut dhe përsëri mbi 12 orë bisedime në mes të delegacionit të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel nuk rezultuan me ndonjë marrëveshje konkrete për dy temat kryesore: menaxhimin e kufijve përkatësisht pikëkalimeve kufitare dhe përfaqësimin e Prishtinës në takimet rajonale. Kreu i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviq thotë se Prishtina ishte ajo që nuk ishte e gatshme për marrëveshje:

"Ata vazhduan me kërkesat e tyre maksimaliste, me synimin që të konfirmojnë të ashtuquajturën shtetësinë e tyre. Kjo ishte e papranueshme për ne dhe sot ne nuk kemi arritur të biem dakord për zgjidhjen e çështjes së kalimeve administrative dhe përfaqësimin rajonal ", theksoi Stefanoviq.

Barrikadat serbe në veri të Kosovës

Barrikadat serbe në veri të Kosovës

Kryenegociatori nga Beogradi vë në dukje se Prishtinën gjatë diskutimit për përfaqësimin rajonal e pengon shumë "termi 1244". Ndërsa kur është fjala kalimet sipas fjalëve të Stefanoviqit problem paraqet "përpjekja e Prishtinës për zbatimin e vullnetit të saj që qytetarët e nacionalitetit serb të qarkullojnë me targat dhe dokumentet e tyre" si dhe çështja e theksimit të simboleve të shtetësisë së Kosovës.

A do të ketë një ditë tretë të bisedimeve?

Edhe pse nuk ka pasur marrëveshje përfundimtare, delegacioni nga Beogradi thonë se megjithatë është shënuar përparim në të dyja çështjet, si dhe përmirësimi i mundësisë për zbatimin e lirisë së lëvizjes, e cila duhet të "bëjë të mundur funksionimin normal nëpërmjet linjave administrative", thotë Stefanoviq. Në të njëjtën kohë ekipi i Beogradit thotë se mbetet e përkushtuar për dialogun dhe janë të gatshëm për të qëndruar në Bruksel për aq sa ka nevojë me qëllimi të vazhdimit të dialogut. Agjencitë e lajmeve shkruajnë se negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit mund të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Autor: Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama