1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Dialogu do të vazhdojë së shpejti"

Kryenegociatori i qeverisë serbe ne Beograd Borko Stefanoviç, flet në një intervistë dhënë gazetës gjermane Tagesspiegel për kushtet për kthimin në tryezën e bisedimeve.

Logo e Tagesspiegel

Logo e "Tagesspiegel"

I pyetur se në çfarë kushtesh do të vazhdojnë bisedimet, pasi vazhdimi i tyre është kusht që Serbia të marrë në dhjetor statusin e kandidatit Stefanoviç përgjigjet se ".....Ne po bisedojmë me përfaqësues të BE dhe SHBA për një kompromis për rregullimin e lëvizjes së personave dhe mallrave në kalimet e kontestueshme Jarinje dhe Brnjak. Sapo të ravijëzohet një zgjidhje ne do ta vazhdojmë dialogun. Problemi, për të cilin përgjigjet qeveria e Prishtinës, është jo vetëm se solli doganierët në kalimet kufitare, por edhe se imponoi një zgjidhje të njëanshme dhe se nuk deshi te angazhohej në negociata. Tani duhet të gjejmë një zgjidhje më të mirë. Qëllimi ynë është, që të konfirmojmë dhe të ruajmë specifikën e këtyre dy kalimeve. Veriu i Kosovës e ka dëshmuar me kohë specifikën e vet, aty jeton një komunitet kompakt serb. Ai nuk e njeh pavarësinë dhe nuk do t'i nënshtrohet autoriteteve kosovare. Detyrë e shtetit serb është të mbështetesë interesat e kësaj bashkësie - në kuadër të proceseve paqësore demokratike. Zgjidhjet bardh e zi nuk janë të mundura".

Stefanoviç, thotë se është e papranueshme për Serbinë kushti i vënë nga disa shtete si Gjermania për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë me kusht shpërbërjen e strukturave paralele në veri.... "Kjo mund të ndodhë vetëm me ushtrimin e dhunës. Dhe në qoftë se doni të arrini diçka me forcë, kjo është e papranueshme në afat të gjatë. Historia në Kosovë e mëson këtë. Edhe bashkësia ndërkombëtare e di, se nuk mund të injorojë thjesht vullnetin e serbëve, që jetojnë shumicë në komunat në veri të Kosovës. Çfarë duhet bërë pastaj? Të sillen çdo ditë gjykatësit kosovarë me helikopterë në Mitrovicë, siç bëhet tani me doganierët kosovarë? Të gjitha strukturat e pushtetit në veri të Kosovës, të ekzekutivit dhe gjyqësorit, duhet të jenë organe shtetëtore të Republikës së Serbisë, apo të serbëve lokalë, dhe për këtë duhet negociuar".

I pyetur nëse Beogradi ka ndopak ndikim te përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Stefanovic përgjigjet: "Populli dëgjon, atë që ka për t'i thënë vendi mëmë. Disa udhëheqës politikë serbë në Kosovë e kanë humbur siç duket kuptimin e realitetit dhe vënë kushte jorealiste".

Autor: Tagesspiegel/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama