1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Dialog pa negociata" - Bisedime të reja izraelito-palestineze

Më shumë se tre vjet pas përfundimit të bisedimeve të paqes Izraeli dhe palestinezët duan si duket të rifillojnë përsëri negociatat.

ARCHIV - Mahmud Abbas (l) und Benjamin Netanjahu stecken in Washington bei Nahost-Friedensgesprächen die Köpfe zusammen (Archivfoto vom 01.09.2010). Der Wandel in der arabischen Welt und der Siedlungsstreit führen Israel immer weiter in die Isolation. Regierungschef Netanjahu arbeitet deshalb an einem eigenen Friedensplan - eine Art Befreiungsschlag. Doch Palästinenser lehnen eine Zwischenlösung ab. Foto: MOSHE MILNER GOVERNMENT PRESS OFFICE HANDOUT ISRAELI MEDIA MUST CREDIT GPO, EDITORIAL USE ONLY / NO SALES +++(c) dpa - Bildfunk+++

Mahmud Abas dhe Benjamin Netanjahu

Për të dielën në Ramallah është planifikuar të zhvillohen bisedime mes presidentit palestinez Mahmud Abas dhe zëvendëskryeministrit izraelit Shaul Mofaz, tha të enjten (28.06.) negociatori palestinez Sajeb Erakat. Zëdhënësi i Mofas Imri Masor konfirmoi përgatitjet e një takimi por nuk deshi të përmendë një datë të saktë. Deri tani palestinezët e kishin kushtëzuar rinisjen e bisedimeve të paqes me ndërprejen e ngritjes së ngulimeve të reja hebreje. Izraeli nga ana tjetër këmbëngul për zhvillimin e bisedimeve pa kushte.

Takimi më i lartë izraelito-palestinez prej disa muajsh

Në takimin që pritet të zhvillohet të dielën Abas do të dëgjojë "idetë" e Mofas-it, tha negociatori palestinez. Në të njëjtën kohë Shtajeh theksoi se nuk pret që qeveria aktuale izraelite "të ofrojë diçka serioze për procesin e paqes".

Palestinian President Mahmoud Abbas (L) and his Russian counterpart Vladimir Putin stand with children during a welcoming ceremony for Putin in the West Bank town of Bethlehem June 26, 2012. REUTERS/Mohamad Torokman (WEST BANK - Tags: POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)

Putin Abbas Bethlehem 2012

Gjatë një vizite të presidentit rus Vladimir Putin në Betlehem (26.06.) presidenti palestinez Mahmud Abas ka kërkuar organizimin e një konference ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme. Rruga e paqes kalon përmes negociatave me Izraelin, për këtë duhet të organizohet një konferencë në Moskë, tha Abas pas takimit të martën në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Putini e përshendeti "qëndrimin e përgjegjshëm" të Abasit në procesin e paqes.

Putini mbështet Abasin për lirimin e të burgosurëve

Nga Putini Abasi mori mbështetjen në përpjekjet e tij për lirimin e 123 të burgosurëve palestinezë nga burgjet izraelite, të cilët janë arrestuar para marrëveshjeve të Oslos të vitit 1993 dhe 1994. Në rast të lirimit të tyre atëherë presidenti palestinez është i gatshëm për një "dialog pa negociata" me kryeministrin Netanjahu.