1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dialog kibernetik​​: NSA-ja nuk do të kufizohet

Javën e ardhshme fillon dialogu kibernetik mes SHBA-së dhe Gjermanisë.

Si e vlerësoni ndikimin e tanishëm të gjermanëve në debatin për NSA-në në SHBA? Kësaj pyetje Alec Ross, për katër vjet këshilltar i lartë i Hillari Klinton për diplomacinë në internet dhe inovacionin digjital, iu përgjigj shumë e shkurtër: Ai është i vogël. Sepse në debatin për monitorimin nga ana e NSA-së zërat e kombeve secili më vete kanë një rol të vogël. Ndryshe do të ishte puna nëse Evropa do të fliste me një zë. Megjithatë dialogu kibernetik mes SHBA dhe Gjermanisë, që mbahet në Berlin më 26 dhe 27 qershor është një hap në drejtimin e duhur, tha Ross. Faktin që ish-shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë dhe i ngarkuari për të dhënat e mëdha tek Obama, John Podesta, do të marrë pjesë në dialogun kibernetik, Ross e vlerëson si një "sinjal shumë i rëndësishëm".

Alec Ross

Alec Ross

Edhe Dirk Brengelmann, i ngaruari për politikën e jashtme kibernetike në Ministrinë e Jashtme, ku do të zhvillohet dialogu kibernetik, është i vetëdijshëm për vështirësitë për të qenë në gjendje për të përcaktuar debatin e brendshëm amerikan për NSA.në. Megjithatë Brengelmann nuk do ta minimizojë zërin e gjermanëve. Në fund të fundit në Kongresin Amerikan po zhvillohet një debat mbi privatësinë dhe balancën midis lirisë dhe sigurisë. Këtu Gjermania mund të kontribuojnë me idetë e saj. SHBA e dinë se ky debat është i rëndësishëm për gjermanët.

Takime të mëtejshme

Dialogu kibernetik është fillimi i një serie të tërë e takimesh, tha Brengelmann. Në takimin e parë do të diskutohet për tema të tilla si big data, potenciali ekonomike dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e internetit. Shpresa është që të dyja palët mund të bien dakord për tri apo katër çështje, të cilat më pas do të thellohet në takimet e mëvonshme.

Dirk Brengelmann

Dirk Brengelmann

Përpjekja tjetër e qeverisë gjermane për të biseduar me amerikanët për punën e shërbimeve të tyre sekrete, deri tani nuk ka qenë e suksesshme. Listat përkatëse me pyetjeve kanë mbetur pa përgjigje. Brengelmann tha, se nuk do hiqet dorë nga drejtimi i pyetjeve për Shtetet e Bashkuara të Amerikër. Ross sugjeroi një rrugë tjetër: BND-ja ka përgjigje! Shërbimi Sekret Gjerman (BND) ndryshon nga NSA-ja vetëm prej një buxheti më të ulët. Ross la të kuptohet në këtë mënyrë, se BND-ja ishte në dijeni të praktikave të përgjigjimit, sepse edhe vetë punon si shërbim sekret. Gjermanët duhet të shohin një herë veten në pasqyrë dhe të shqyrtojë praktikat e tyre.

Në internet nuk ka privatësi

Ross prezantoi në Berlin në një ligjëratë të shkurtër edhe perspektivën amerikane për internetin. Ai tha se ideja për të kufizuar bankat e të dhënave është e gabuar. Për shkak se të dhënat e janë lënda e parë e epokës së informacionit, siç ishte çeliku për epokën industriale. Ai tha se diskutimet gjermane për sferën private në internet janë të lidhura me mediat e vjetra. Interneti është krijuar për të komunikuar dhe jo për të pasur sferë private. Kush ka probleme me google dhe facebook-un nuk ka pse t'i perdorë këto shërbime, tha Ross. Pra konsumatori mund të vendosë vetë.