1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna nuk shteron - Sërish të vdekur në Gaza

Clemens Verenkotte16 Prill 2008

Në Rripin e Gazës ka pasur sërish luftime mes ushtrisë izraelite dhe aktivistëve të Hamasit radikal-islamik. 3 ushtarë izraelitë dhe 4 antarë të Hamasit humbën jetën.

https://p.dw.com/p/Dj2b
Palestinez me flamur
Palestinez me flamurFotografi: AP

Gjatë disa luftimeve të ashpra mes forcave izraleite dhe simpatizantëve të Hamasit në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 4 palestinezë dhe 3 izraelitë. Këtë lajm e bëri publik gazeta "Haaretz".

Katër aktivitsët e Hamasit u vranë pranë pikës kufitare Nahal Oz. Pikërisht në këtë rajon ndodh furnizimi me gaz për izraelitët në Rripin e Gazës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, trupat usharake izraelite kaluan pikën kufitare me tankse duke provokuar një përleshje të rëndë mes forcave të Hamasit dhe ushtarëve izraelitë.

Zëdhënësi i kryeministrit Ehud Olmert, Mark Regev, ia vuri përgjegjësinë Hamasit për eskalimin e dhunës: "Regjimi terrorist i Hamasit në Rripin e Gazës vazhdon traditën e vrasjes së civilistëve izraelitë dhe forcimin e tij ushtarak. Forcat izraelite janë në krye të detyrës për të mbrojtur njerëzit tanë."

10 raketa të tipit Kasam u dërguan drejt Rripit të Gazës. Por sipas ushtrisë izraelite nuk u dëmtua njeri. Situata në Rripin e Gazës mbetet traumatike. Organizata radikal-islamike Hamas nuk ka asnjë opcion tjetër përveç se të ushtrojë dhunë duke sulmuar kufirin me Izraelin dhe Egjiptin. Hamasi është izoluar nga bota ndërkombëtare, e madje edhe nga Liga Arabe.