1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhuna në Kenia vazhdon

Megjithëse presidenti kenian Kibaki dhe kryetari i opozitës, Odinga premtuan për zbatimin e planit kundër dhunës, në Kenia vazhdon gjakderdhja.

default

Refugjatë kenianë

Edhe pas marrëveshjes për paqe në Kenia nuk ka pushuar dhuna. Në fundjavë ka pasur sërish dhjetëra të vrarë, ndërkohë që një numër i madh njerëzish kanë braktisur vatrat nën mbrojtjen e konvojit policor nga frika e sulmeve. Policia qëlloi në ajër për të zhbllokuar një rrugë dhe lejuar kalimin e një autobuzi me refugjatë. Mjaft shtëpi në Nairobi janë djegur ka bërë të ditur një zëdhënës i një organizate humanitare ditën e dileë.

Po në Niarobi është njoftuar për luftime të përgjakshme mes përkrahësve të armatosur të presidentit të rizgjedhur kenia, Mvai Kibaki dhe udhëheqësit të opozitës, Raila Odinga.

Opozita nga ana e saj ka kërkuar intervenimin e trupave të paqes të Unionit Afrikan për rivendosjen e qetësisë. Politikani i njohur i lëvizjes opozitare "Levizja e portokalltë demokratike " Uilliam Ruto në BBC refuzoi çdo lloj përgjegjësie të lëvizjes së tij në vazhdimin e dhunës.

"Mendoj se politikanët po bëjnë të pamundurën, përfshirë edhe mua personalisht. Ne jemi të përfshirë në bisedime nën ndërmjetësimin e Kofi Anannit, bë bashku me anëtarët e parlamentit nga parti të ndryshme politike. ne kemi rënë dakord që të gjithë të dalim në mitingje në vend dhe të qetësojmë gjendjen, në mënyrë që t'i japim një shans përpjekjeve të Kofi Ananit dhe atyre që po ndërmjetësojnë, në mënyrë që të zgjidhim këtë çështje që e çoi vendin tonë në krizë."

Ditën e premte presidenti Kibaki dhe udhëheqësi i opozitës, Odinga ranë dakord në praninë e Kofi Ananit për planin për dhënien fund të dhunës. Që nga dita e zgjedhjeve presidenciale në 27 dhjetor të vitit të kaluar në Kenia kanë humbur jetën 900 vetë ndërkohë 300.000 kenianë kanë braktisur shtëpitë. Ditën e hënë priten të vazhdojnë bisedimet mes qeverisë dhe opozitës.

  • Data 03.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1me
  • Data 03.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1me