1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi 600 të vdekur në Egjipt

dpa/Mimoza Kelmendi15 Gusht 2013

Dita e mërkurë në Egjipt ishte më e përgjakshmja qysh pas Revolucionit në 2011. Burimet jozyrtare flasin për qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur. Në gjithë vendin është vendosur gjendja e jashtëzakonshme.

https://p.dw.com/p/19QFT
Kajro -14 gushtFotografi: picture alliance/Landov

Shpërndarja e protestuesve nga dy kampet në qendër të Kajros nga forcat egjiptiane të sigurimit është shoqëruar me një eskalim të madh të dhunës. Ithtarët e presidentit të rrëzuar më tre korrik, Mohamed Mursi dhe të Vëllazërisë Mylimane sulmuan ndërtesat e institucioneve publike në shumë provinca. Përballë ushtrisë dhe njësive speciale të qeverisë aktuale ishin mijëra protestues ku gjatë përleshjeve humbën jetën qindra vetë, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur. Sipas të dhënave zyrtare ditën e mërkurë(14.08) në gjithë vendin kanë vdekur më shumë se 6000 njerëz dhe më shumë se 4200 vetë janë plagosur. Përkrahësit e Mursit folën për më shumë se 2000 të vdekur dhe rreth 10.000 të plagosur. Ministria e Brëndshme përmes vetë ministrit, Gjeneral Mohmaed Ibrahim-it bëri të ditur se në mesin e viktimave janë dhe mbi 40 policë. Qeveria e përkohshme ka shpallur për një muaj gjendje të jashtëzakonshme në nivel kombëtar pas gjithë kësaj masakre që ndodhi mes forcave të ushtrisë dhe qytetarëve protestues. Në qytete të mëdha patai gajtë natës shtetrrethim.

Reagon ashpër Bashkësia Ndërkombëtare

Bashkimi Europian dhe SHBA kanë dënuar ashpër dhunën në Egjipt. Të drejtat e të gjithë qytetarëve për lirinë e shprehjes së mendimit dhe për protesta paqësore duhet të jenë të mbrojtura, kërkoi e ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton. Ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry kërkoi nga ushtria dhe qeveria e përkohshme që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare si dhe një ndryshim të Kushtetutës. Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në kuadër të një vizite në tunizi bëri thirrje që ti jepet fund gjakderdhjes dhe të nisn bisedimet. Në Ministrinë e Jashtme në Berlin u ngrit edhe një shtab krize. Kryeministri turk, Rexhep Tayp Erdogan foli për një "masakër" në Egjipt dhe kërkoi ndërhyrje nga Këshilli i Sigurimit dhe Liga Arabe.

Jep dorëheqje zevëndëpresidenti El Baradei

El Baradei
El BaradeiFotografi: picture-alliance/dpa

Dita e mërkurë ishte dhe dita më e përgjakur qysh prej revolucionit para dy viteve i cili kishte si synim vendosjen e paqes dhe demokracisë në Egjipt. Zevëndëspresidenti laik Muhamed El Baradei i cili kishte bërë fushatë për një zgjidhje politike të përbashkët me Vëllazërinë Myslimane, dha dorëheqjen nga posti në shenjë proteste kundër dhunës. Edhe profesori i njohur ndërkombëtarisht i Universitetit Al- Aschar të Kajros, Ahmed al-Tajeb, i cili kishte mbështetur kohëve të fundit ushtrinë, u distancua nga dhuna. Egjipti është përfshirë nga një situatë mjaft e tensionuar qysh prej rrëzimit të presidentit Hosni Muabarak në 2011 që kishte sunduar prej 30 vjetësh në krye të vendit. Megjithëse nga zgjedhjet e para demokratike në 2012 si president u zgjodh përfaqësuesi i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Mursi, ai u rrëzua muajin e kaluar nga ushtria. Morsi mbahet në arrest, ndërkohë që përkrahësit e tij vazhdojnë intensivisht protestat në mbështetje të tij dhe kundër qeverisë së përkohshme. Të mërkurën ato u kthyen në protestat me të përgjakshme qysh prej 2011.