1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dhunë policore në rritje - Human Rights Watch kritikon Turqinë për shkak të të drejtave të njeriut

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch i ka bërë thirrje qeverisë turke të ndjekë energjikisht aktet penale të policëve në detyrë.

default

Policia turke në përleshje me demonstrues kurdë në Mersin.

Organizata për të drejtat e njeriut kritikon shtimin e dhunës nga policia turke kundër qytetarëve. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese pasi brenda rradhëve të policisë tolerohet dhe nuk ndiqet penalisht, thanë përfaqësues të organizatës në Stamboll. Në shumë raste madje qytetarët të cilët mund të ankoheshin juridikisht ndaj dhunës së pajustifikuar policore, bëhen vetë objekt i padive për fyerje të autoritetit publik. E ngarkuara për Turqinë nga Human Rights Watch, Emma Sinclair-Webb, shpjegon arsyet:


"Një përzierje e mungesës së ndjekjes penale për punonjës policie që fshehin sulmet e dhunshme, një praktikë e kalbur brenda rradhëve të policisë si dhe ndryshimet në legjislacion që kanë përforcuar pushtetin e policisë pa mekanizma të përshtatshëm kontrolli."


Në raportin e saj të fundit organizata Human Rights Watch dokumenton në mënyrë të detajuar 28 raste të dhunës së shtuar policore. Për të vërtetuar edhe statistikisht këtë tendencë shqetësuese, Emma Sinclair-Webb paraqiti edhe shifrat e fondacionit për të drejtat e njeriut në Turqi. Sipas tyre në vitin 2006 në të gjithë Turqinë ka patur 155 raste të dhunës së tepruar policore, ndërsa në vitin 2007 kjo shifër arriti në 320 raste. Por dhuna policore nuk është e vetmja pikë që shqetëson organizatën për të drejtat e njeriut.


"Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për kufizimet e lirisë së mendimit në vend. Këtë e vërteton edhe vetë fakti që ministri i drejtësisë në 58 raste ka lejuar një procedurë gjyqësore për shkelje të nenit 301 i cili dënon fyerjen e shtetit turk. Krahas kësaj ka edhe mijëra kufizime të tjera të lirisë së fjalës."


Irritime sipas Human Rights Watch shkaktuan kontaktet me përfaqësues të qeverisë. Kështu zv/ministri për çështjet e të drejtave të njeriut Cemil Cicek, e kundërshtoi raportin e organizatës si të pajustifikuar dhe fajësoi nga ana e tij shtetet evropiane. Nga ana tjetër ministri i brendshëm turk Beshir Atalay tregoi interes të madh për shqetësimet e paraqitura nga organizata për të drejtat e njeriut. Për Emma Sinclair-Webb kjo do të thotë:


"Nën qeverinë e parë të partisë në pushtet AKP u iniciiuan reforma të mëdha të cilat ne i kemi përshëndetur. Por zbatimi i tyre është megjithatë problematik dhe në tre vitet e fundit procesi reformator ka ngecur në vend. Ne ishim sërisht optimistë kur u bë fjalë për një kushtetutë të re. Por deri tani asgjë nuk është vënë në jetë. Shpresat megjithatë nuk kanë humbur. Megjithatë raporti ynë mbi dhunën policore tregon se ka tendenca për kthim prapa. Ne i kemi bërë thirrje qeverisë të çojë përpara procesin reformator."

  • Data 06.12.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GAl7
  • Data 06.12.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GAl7