1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dhunë ndaj fëmijëve në Maqedoni

Në edukimin e fëmijëve në vendet e Ballkanit perëndimor ende si metodë përdoret dhuna. Reth 15 përqind e nënave apo kujdestareve të fëmijëve përdorin forma të ndryshme të dhunës gjatë përkujdesjes së fëmijëve.

Dhunë ndaj fëmijëve në Maqedoni

Dhunë ndaj fëmijëve në Maqedoni

Në një raport të publikuar nga UNICEF thuhet se në Maqedoni, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve prej moshës 2 deri 14 vjeç i nënshtrohen një forme dhune fizike apo psiqike, ndërkohë që rrahja mbetet ende një formë e edukimit. Shkalla e vërtetë e dhunës ndaj fëmijëve vështirë mund të tregohet sepse ajo ushtrohet në shtëpi, shkolla, nga të rriturit që janë të detyruar të kujdesen për fëmijët, thotë Sheldon Xhet përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni. “Studimi tregon se fëmijët janë nënshtruar një shkalle alarmuese të dhunës. Kur nënat apo kujdestaret e fëmijëve janë pyetur për praktikat në shtëpi, 15 përqind e tyre janë përgjigjur se i kanë rrahur fëmijët me shkop, rrip apo në një mënyrë tjetër kanë ushtruar mbi ta dhunë fizike,“ thotë Sheldon Xhet. Shumica e prindërve janë të vetëdijshëm se kjo sjellje nuk është korrekte dhe se në këtë mënyrë nuk edukohen fëmijët, megjithatë ata vazhdojnë me masa të tilla.

Një rast konkret është regjistruar në qytetin e Velesit. Rasti është zbuluar me intervenim të spitalit të fëmijëve, ku është trajtuar një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më lëndime të rënda në trup. “Gjatë procesit është vërtetuar moskujdesje prindërore dhe keqtrajtim psiko-fizike të fëmijës, për këtë arsye fëmija është marrë nën mbikqyrjen e të punësuarve të qendrës sociale," thotë Nada Trajkova drejtoreshë e Qendrës sociale në Veles.

Mos përdor dhunën

Mos përdor dhunën

Fatmira Çeliku është redaktore e emisioneve për fëmijë në televizion. Ajo ka kontakte të drejtëpërdrejta me fëmijët në shkollë. Çdo dhunë që ushtrohet ndaj qenies së njomë siç ajo i quan fëmijët duhet të ndëshkohet: “Dhuna si formë nuk është e preferueshme në edukimin e fëmijëve, meqë efektin shpesh herë e ka të kundërt. Efekti më i mirë është kur me fëmijët ose me nxënësit bisedohet dhe atyre u tregohet drejt se si është një situatë, me anë të bisedës në mënyrë shumë miqësore dhe të drejtpërdrejtë se sa të përdoret dhune, d.m.th. dhuna gjithsesi ndikon negativisht tek fëmijët sepse ata bëhen inferiorë, vihen në pozitën e inferioritetit dhe efekti është i kundërt," vlerëson Fatmira Çeliku.

Sipas përfaqësuesit të UNICEF-it Sheldon Xhet , Maqedonia zë vendin e parë në rajon për nga numri i rasteve të denoncuara për dhunë ndaj fëmijëve. Statistikat tregojnë se në rajon ka dallime të vogla. Shkelja e të drejtave të fëmijëve po vazhdon në mbarë rajonin, asnjë shtet nuk është imun ndaj këtyre problemeve. Autoritetet thonë se janë ndërrmarë masa të duhura për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes ligjeve, programeve të veçanta, funksionimit të linjave telefonike për denoncimin e rasteve të dhunës. Por, sipas ndërkombëtarëve ka nevojë për ekzistimin e shërbimeve profesionale që do të jenë në ndihmë familjeve të cilat ndjejnë stresë gjatë përkujdesjes së fëmijëve.

Autor : Fatos Musliu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCqE
  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCqE