1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhunë në Siri: Ushtria ndërhyn me forcë, qeveria pret telefonin

Në Siri gjendja vazhdon të mbetet e tensionuar. Ushtria vazhdon të ndërhyjë me dhunë kundër lëvizjes protestuese. Sërish ka pasur viktima në civilë

default

Rrugë të shkatërruara në Siri

Sipas të dhënave të veprimtarëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, trupat qeveritare kanë rrethuar disa qytete në krahinën Homs në perëndim të vendit dhe kanë vrarë të paktën gjashtë njerëz. Ushtarët janë mbështetur në aksionet e tyre nga tanket dhe helikopterët. Sipas këtyre të dhënave, qeveria ka shkëputur këto qytete nga pjesa tjetër e botës duke ndërprerë lidhjet telefonike dhe të internetit. Poashtu është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë. Disa xhami janë dëmtuar nga goditjet e artilierisë.

Katër civilë u vranë në qytetin Talbisseh në afërsi të Homsit, tha një aktivist për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dy civilë të tjerë u vranë në Rastan, prej tyre një vajzë me emrin Haxhar el Çatib. Sipas këtij aktivisti qytetet Talbiseh dhe Rastan po mbahen të rrethuara nga ushtria. Forcat e armatosura qëllojnë ndaj njerëzve. Mbi 100 njerëz janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra.

I

Pamje nga protestat

Rezultati i dhunës qeveritare - 1000 të vrarë

Një aktivist tjetër i të drejtave të njeriut njoftoi se Rastani dhe Talbisehu si dhe fshati Teir Maaleh janë rrethuar që nga orët e mëngjesit me tanke, poashtu me tanke është bllokuar edhe autostrada në mes të qyteteve Hama dhe Homs. Rrethina e Homsit në Sirinë Qendore është qendra e protestave kundër presidentit të Sirisë Bashar el Assad. Gjatë javë të kaluara Assad ka dërguar trupat ushtarake edhe në qytetet Tall Kallach, Banias dhe Daraa.

Që prej fillimit të protestave kundër regjimit të presidentit Baschar al-Assad në mars, sipas të dhënave të aktivistëve janë vrarë mbi 1000 njerëz dhe janë arrestuar mbi 10 mijë të tjerë. Siria zyrtarisht bën fajtore për trazirat "bandat kriminale".

Autor: Esat Ahmeti (AG)

Redaktoi: Lindita Arapi