1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhunë në Rripin e Gazës - Spitalet mbushen me dhjetëra të vdekur e të plagosur

Përleshjet e reja në Rripin e Gazës shoqërohen me shumë të vrarë dhe të plagosur. Gjatë një sulmi të aviacionit izraelit u vranë 11 civilë palestinezë si dhe një gazetar i Reutersit.

Dhunë në Rripin e Gazës

Dhunë në Rripin e Gazës

Si pasojë e përleshjeve të reja në Rripin e Gazës të mërkurën (16.04.08) u vranë dhe u plagosën disa vetë. Sipas të dhënave të ekipeve të shpëtimit gjatë një sulmi të aviacionit izraelit u vranë 11 civilë palestinezë si dhe një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters. Në veri të Rripit të Gazës humbën jetën tre ushtarë izraelitë. Në lindje të Gazës u vranë gjatë luftimeve katër pjesëtarë të Hamasit radikal -islamik si dhe një anëtar i Organizatës islamike Xhihad.

Brenda një kohe shumë të shkurtër hyrjet e spitaleve në Rripin e Gazës u mbushën plot autoambulanca të cilat po bartnin të vdekur dhe të plagosur, në mesin e tyre edhe një kamerman palestinez 23 vjeçar, bashkëpuntor të agjencisë britanike të lajmeve Reuters.

Gazetari sapo kishte zbritur nga makina, mbi të cilën shkruhej me shkronja të mëdha TV, kur është qëlluar nga ajri. Përveç tij kanë gjetën vdekjen edhe dy persona të tjerë. Sipas Reutersit aviacioni ajror izraelit vrau në dy sulme gjithësej 20 vetë dhe u plagosën 20 të tjerë - shumica e viktimave janë civilë, në mesin e tyre tre fëmijë. Sipas të dhënave të forcave shpëtimtare janë plagosur edhe 20 njerëz të cilët po trajtohen në spitale. Dëshmitarët okularë njoftojnë se aviacioni izraelit ka shkrepur të paktën tre raketa ajër-tokë. Një zëdhënës e forcave të armatosura sqaroi më vonë se sulmi ajror kishte në shënjestër një grup të armatosur të palestinezëve.

Të mërkurën në mëngjes milicët e Hamasit vranë tre ushtarë izraelitë të një njësi speciale. Forcat izraelite kishin vëzhguar disa palestinezë të armatosur, të cilët po i afroheshin gardhit të sigurisë. Në këtë mënyrë ushtarët deprëtuan në 500 thellësi të Rripit të Gazës për të ndjekur militantët. Në Rripin e Gazës Organizata radikale islamiste Hamas kërcënoi ushtarët izraelitë me vrasje dhe rrëmbim nëse depërtojnë në brendësi të territorit të kontrolluar nga ata.

Zëdhënësi i Hamasit Ayman Taha: 'Gjendja dëshmon se ky nuk është piknik dhe ne sqarojmë se ajo çfarë e pret armikun okupator do të jetë shumë më e rëndë. Në këtë mënyrë është më mirë që ata tu japin fund këtyre sulmeve të drejtuara kundër popullit tonë'.

Nga ana tjetër aviacioni izraelit në natën duke u gdhirë dita e mërkurë vrau katër pjestarë të armatosur të Hamasit. Zëdhënësi i kryeministrit Ehud Olmert, Mark Regev bëri përgjegjës Hamasin për përshkallëzimin e dhunës: 'Regjimi terrorist i Hamasit në Rripin e Gazës vazhdon përpjekjet për të vrarë civilë dhe të forcohet ushtarakisht. Forcat e armatosura izraelite janë në detyrë për të mbrojtur njerëzitë tanë'.

Gjatë ditës së mërkurë pjesëtarë të Hamasit shkrepën në drejtim të territorit izraelit mbi 20 raketa Kasëm. Nga to nuk ka pësuar askush. Përveç kësaj sipas mediave izraelite gjatë pasdites ushtria izraelite ka zhvilluar luftime me Xhihadin islamik dhe Brigadat El Aksa të Fatahut.

Nga ana tjetër ish-presidenti amerikan Xhimi Karter i cili nga e diela (13.04.08) po qëndron si ndërmjetësues i konfliktit në rajon përsëriti qëndrimin e tij se do të bisedoj me të gjitha palët e përfshira në konflikt: 'Për mua është njëjtë nëse Hamasi përfaqëson dhjetë përqind të popullit palestinez apo 42, 43 përqind. Kjo për mua nuk ka rëndësi. Por mbajtja e tyre jashtë bisedimeve dhe konsultimeve sipas mendimit tënd është kontraproduktive', tha Karter.

  • Data 17.04.2008
  • Autor Clemens Verenkotte / Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjWB
  • Data 17.04.2008
  • Autor Clemens Verenkotte / Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjWB