1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhunë, manipulim dhe shpresa - Afganistani pas zgjedhjeve

A mund të shkonin njerëzit pa u penguar drejt kutive të votimit përballë dhunës në vend? Dhe sa të lira dhe të drejta do të rridhnin këto zgjedhje pasi në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar pati manipulim masiv?

default

Sytë janë prerë nga një poster i një kandidateje në zgjedhjet parlamentare në Kabul.

Të paktën gjashtë të vrarë dhe duzina të plagosur - ky është bilanci i ditës së zgjedhjeve në Afganistan. Gjithë ditën mund t'i vëreje të dyja: Zgjedhës që hidhnin të patrembur votën e tyre. Por edhe frikë dhe njerëz të frikësuar. Jamila nga Kunduzi në veri të vendit, tha:

"Nuk kanë vajtur shumë gra të votojnë. Kjo sepse në qytet kanë rënë vazhdimisht predha dhe raketa. Veç kësaj më shqetëson fakti që boja e gishtërinjve, që duhet të mbrojë nga votimi i shumëfishtë, lahej kaq lehtë. Kështu i hapet rrugë manipulimit."

Zgjedhjet ishin të suksesshme sipas zëdhënësit presidencial

Zëdhënësi i presidentit Vahid Omar e quajti ditën e zgjedhjeve si sukses, pasi manupilimi masiv i zgjedhjeve vitin e kaluar dëmtoi rëndë imazhin e presidentit Karzai dhe të Perëndimit:

"Fitues të këtyre zgjedhjeve janë populli afgan dhe forcat afgane të sigurisë. Ata nuk kanë qenë asnjëherë më parë kaq aktivë dhe nuk kanë marrë kaq shumë përgjegjësi, dhe këtë me ndershmëri të madhe. Nga kjo buronte siguria sot."

Afghanistan Naimi Manawi Bürgermeister Khost

Kryetari i bashkisë së Khostit dhe kryetari i komisionit zgjedhor gjatë një konference për shtyp.

Rreth mesditës të së shtunës komisioni zgjedhor zyrtar parashikoi një pjesëmarrje në zgjedhje prej 32 për qind. Në fund mund të jetë madje dyfishi i kësaj, u tha. Dëshmi për këtë nuk pati. Nga ana tjetër organizata vëzhguese të pavarura, afgane dhe të huaja, nisen ngjashëm me vitin e kaluar nga një pjesëmarrje midis 30 dhe 35 për qind.

Sërish u vrojtuan votime të shumëfishta

Sima, vëzhguese zgjedhore në Lashkar Gah, kryeqytetin e provincës jugore Helmand, ndihet e lënë vetëm:

"Vendvotimi këtu u hap në 8 ose në nëntë, tepër vonë. Pati manipulime. Një burrë hodhi dy fletë votimi. Një tjetër shplau gishtin dhe votoi po ashtu dy herë. Thirra qendrën time në Kabul, por askush s'më dëgjonte."

Ky i ri në Herat, në kufi me Iranin, me sa duket nuk i zë besë komisionit zgjedhor shtetëror të formuar rishtazi:

Wahlen in Afghanistan 2010

Qendër votimi në Kabul

"U tha se këtu në vendvotim do të kishte 12 kuti votimi, gjashtë për burra, gjashtë për gra. Por këtu janë vetëm dy kuti votimi. Nuk e di se kush e ka protokolluar. Ku mbetën kutitë e tjera? Kujt do t'i kalohen vallë ato vota?"

Parashikimi është se shumë prej deputetëve të vjetër do të zënë vend edhe në parlamentin e ri. Ndër ta komandantë ushtarakë rajonalë dhe udhëheqës milicësh, që nuk u nxorrën kurrë para gjyqit për shkeljet e tyre të të drejtave të njeriut. Kjo është kritika nga popullsia. Po tani? Kjo është pyetja që bën ky burrë nga Mazar-i-Sharifi:

Dëshirë për paqe dhe përparim në popull

Pres që mangësitë e parlamentit të fundit të ndreqen, që luftimet dhe mosmarrëveshjet etnike të marrin fund. Deputetët të nxjerrin ligje dhe të mos shkojnë nga njëra ministri në tjetrën për të siguruar projekte, nga të cilat përfitojnë para së gjithash vetë."

Në faqen e tyre të internetit talibanët bëjnë fjalë për 100 sulme dhe atentate, që i kanë kryer gjatë ditës. Qeveria Karzai është për ta krahu i zgjatur i Perëndimit, ushtarët e të cilit ata duan që të largohen menjëherë nga vendi.

Se a po i afrohet Afganistani me këto zgjedhje një të ardhmeje më të mirë, mbetet e hapur. Kjo grua e vjetër në Herat ka një dëshirë pas shumë vitesh lufte:

"Parlamenti t'i mbrojë njerëzit, t'i shërbejë vendit. Nuk duhet të vdesin më të rinj. Jam e vetme me fëmijët e mi. Mjaft gjak është derdhur."

Autor: Martin Gerner / Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 19.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PFwX
  • Data 19.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PFwX