1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhunë e kundërdhunë: Kronika e zezë e SHBA-së

Ngjarjet e fundit në SHBA do të ndezin debatin për zotërimin e armëve në SHBA, sepse rregullisht përsëriten tragjedi me gjakderdhje. Një renditje e sulmeve më të tmerrshme të dekadës së fundit.

12. qershor 2016

Orlando, Florida

Një 29 vjeçar hyn në një klub nate, ku shkojnë kryesisht homoseksualë dhe vret 49 persona, para se të qëllohet nga policia. Sulmi më i rëndë nga një atentator i vetëm në SHBA.

2. dhjetor 2015

San Bernardino, Kaliforni

Një çift hyn në një festë para krishtlindjeve në një qendër të personave me kufizime fizike dhe vret 14 vetë e plagos 21 të tjerë. Në përpjekjen për të marrë arratinë, ata vriten nga policia. Motivi i aktit të tmerrshëm ishte fetar, sulmi më i rëndë islamist pas 11 shtatorit 2001.

USA Anschlag in Orlando Pulse Nightclub - Barack Obama & Joe Biden

Zi për viktimat e "Pulse"

18. qershor 2015

Charleston, South Carolina

Në një kishë, që kryesisht vizitohet nga njerëzit me ngjyrë të Charlesonit, një person vret nëntë veta. Akti mizor është i motivuar nga urrejtja raciste. Më pas autori i krimit arrestohet në North Carolina.

16. shtator 2013

Uashington - Navy Yard

Një rezervist 34-vjeçar vret 12 vetë në një bazë ushtarake amerikane në Uashington dhe vritet gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

14. dhjetor 2012

Newtown, Connecticut

Në shkollën fillore Sandy-Hook një 20 vjeçar godet për vdekje 20 fëmijë dhe 6 të të rritur, para se të hynte në shkollë, vrasësi kishte qëlluar për vdekje edhe nënën e tij. Në fund ai bën vetëvrasje.

20. korrik 2012

Aurora, Colorado

Gjatë një shfaqeje në mesnatë të filmit Batman një burrë i armatosur hyn në një kinema dhe hedh bomba me gaz e qëllon 12 vetë. 70 të tjerë lëndohen rëndë. Pak më vonë ai arrestohet para kinemasë.

5. nëntor 2009

Fort Hood, Texas

Një ushtar i ushtrisë amerikane qëllon pa dallim në një bazë ushtarake dhe vret 13 vetë, më shumë se 20 vetë plagosen. Rasti më i rëndë në një bazë ushtarake amerikane.

USA Dallas Schießerei bei Demonstrationen gegen Polizeigewalt

Dhunë në një demonstratë kundër dhunës policore

3. prill 2009

Binghampton, Nju Jork

Në një zyrë të të huajve në Binghampton një burrë vret 13 persona dhe plagos katër të tjerë. Më pas ai kryen vetëvrasje.

10. mars 2009

Alabama

Në Alabama një 28 vjeçar vret në tre lokalitete të ndryshme 10 vetë, pesë ka qenë anëtarë të familjes. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë ai kryen vetëvrasje.

16. prill 2007

Blacksburg, Virgina

Në Universitetin Virginai Tech University një student vret brenda 2 orëve, 32 veta dhe plagos 17 të tjerë. Deri në atentatin e Orlandos në vitin 2016, ky ishte atentati me shumë viktima i një atentatori të vetëm.