1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhunë dhe jo përmbajtje nga ushtarët sirianë

Regjimi i Sirisë nuk ndihet i detyruar të mbajë premtimet. Ushtarë, milicë dhe trupa të sigurisë kanë treguar dhunë të madhe kundër kundërshtarëve të qeverisë. Numri i të vdekurve është duke u rritur.

Dhunë e madhe kundër kundërshtarëve të qeverisë

Dhunë e madhe kundër kundërshtarëve të qeverisë

Vrasje të tjera të demostruesve tregojnë se udhëheqja siriane, e kryesuar nga Bashar al Assad nuk ka ndër mend të mbajë premtimet. Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut, njoftojnë për të paktën katër civilë të vrarë ditën e dielë (06.11.2011), ditë kur fillon festa islame e bajramit. Tre vetë janë vrarë po ashtu në Homs, qytetin ku janë përqëndruar kundërshtarët e Assadit. Një të vrarë ka patur në qytetin Hama.

Një ditë me parë ushtarët e qeverisë sulmuan me tanke qytetin Homs. Bilanci, 23 viktima humbën jetën. Një banor njofton për shumë shtëpi të djegura. "Rezervat e bukës janë duke mbaruar dhe njerëzit e plagosur që ndodhen në rrugë vdesin prej plagëve, sepse kërkush nuk mund të shkojë deri tek ta," thotë ai. Ditën e shtunë në gjithë vendin u vranë 28 vetë.

Dhunë në Siri

Dhunë në Siri

Lirohen disa të burgosur

Njëkohësisht janë dhënë shenja se mbase regjimi i Assadit është duke iu bindur presionit ndërkombëtar. Kështu, sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Sana, udhëheqja ka urdhëruar lirimin e 553 opozitarëve, të arrestuar në demostratat e tetë muajve të fundit.

Janë liruar persona "duart e të cilëve nuk janë përlyer me gjak", njofton Sana. Ky hap është bërë me rastin e festës myslimane të Bajramit.

Liga Arabe parlajajmëron për pasojat

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, i ka kërkuar sërish Sirisë, të ndalojë sjelljen brutale ndaj opozitarëve. Nëse plani i paqes dështon, atëherë kjo do të ketë pasoja katastrofike për Sirinë dhe gjithë rajonin. Ekziston shqetësim dhe keqardhje e madhe, për vazhdimin e dhunës.

Liga Arabe, e përbërë nga 22 vende, i pati vendosur Sirisë të mërkurën e kaluar një afat prej dy javësh, për tërheqjen e ushtrisë nga qytetet, lirimin e të burgosurve politikë si dhe lejimin e vëzhguesve dhe gazetarëve ndërkombëtarë. Udhëheqja e Damaskut i ka aprovuar këto kërkesa. Meqenëse regjimi sirian nuk i ka mbajtur muajt e fundit premtimet e bëra, opozita bëri thirrje për zhvillimin këtë të diel të demostratave.

Liga Arabe këshillohet për Sirinë

Liga Arabe këshillohet për Sirinë

SHBA: listë e gjatë e premtimeve të shkelura

Mediat shtetërore siriane kanë kritikuar më fjalë të ashpra qeverinë amerikane, sepse i ka këshilluar opozitarët në Siri, të mos dorëzohen vullnetarisht. Ministria e Brendshme në Damask, i ka premtuar amnesti të gjithë atyre që dorëzojnë armët tek stacioni më i afërt i policisë dhe dorëzohen. Ata do të lihen menjëherë të lirë, thuhet më tej.

Zëdhënësja e ministrisë amerikane të Mbrojtjes, Victoria Nuland, duke patur parasysh këtë "ofertë", foli në Uashington për "listën e gjatë të premtimeve të shkelura" të udhëheqjes sitiane dhe plotësoi: "Në këto momente unë nuk do t`i këshilloja kërkujt që t`i dorëzohet autoriteteve të regjimit."

Autor: Susanne Eickenfonder /Aida Cama(dapd, dpa, afp)

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora