1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhunë dhe bisedime në Turqi

Ballafaqimi i Erdoganit me trazirat në vend po krijon konfuzion: nga njëra anë dhuna e policisë dhe nga ana tjetër dialogu. Krerët e lartë të vendit nuk flasin me të njëjtën gjuhë.

Prej së martës sheshi Taksim në Stamboll nuk ka qetësi më për shkak të demonstratave. Përsëri policët kanë sulmuar demonstruesit me gaz lotsjellës dhe me ujë, edhe pse kryeministri Erdogan kishte sinjalizuar më parë për gadishmërinë e tij për bisedime. Por megjithatë punonjësit nuk lëvizin nga vendi. "Në asnjë rrethanë protestuesit nuk do të sulmohen në Parkun Gezi", premtuan policët përmes zedhënësit të tyre.

Gjatë ndërhyrjes së tyre u hoqën shumë flamuj dhe parulla me motive komuniste dhe revolucionare, që demonstruesit i kishin vendosur në ndërtesa dhe përmendore. Edhe barrikadat që ishin ngritur nga demonstruesit u hoqën. Natën e së mërkurës (12.06) pati edhe dhjetëra të plagosur nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Në park kishte edhe gjurmë nga përdorimi i gazit lotsjellës, megjithë premtimet e mëhershme të policisë që nuk do ta përdorte gazin lotsjellës.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ndoqi edhe më tej linjën e tij të ashpër, megjithëse u shpreh i gatshëm për bisedime. Tek shumë protestues tani sundon konfuzioni: ata janë në udhëkryq nga sjellja e kryeministrit dhe po ashtu nga veprimet e policisë.

Istanbul Proteste Gespräch Erdogan mit Aktivisten

Erdogan në bisedë me aktivistë protestues

"Nuk është koha e duhur për të biseduar“

Të mërkurën pasdite Erdogan u takua, siç kishte njoftuar më parë, me 11 përfaqësues të lëvizjes protestuese, në mesin e të cilëve kishte artistë, studentë dhe akademikë. Aktivistët e tjerë të ftuar, pas ndërhyrjes së policisë të martën nuk ishin të gatshëm më të bisedonin me kryeministrin. „Me situatën aktuale të dhunës nuk mund të ketë dialog të shëndoshë“, u shpreh menaxheri i fushatës nga Greenpeace, Hilal Atici lidhur me vendimin e tyre për t'mos marrë pjesë në takimin me kryeministrin. Ngjashëm u shpreh edhe gazetari dhe aktivisti Hayko Bagdat. "Sulmet e policisë të martën ishin shumë të dhunshme – dhe shumë aktivistë të cilët ishin ftuar për bisedë janë konfrontuar me gazin lotsjellës të përdorur nga polIcIa, tha Bagdat për DW.

Kur ai u kontaktua nga zyra e kryeministrit, ai nuk mundi të fliste për shkak të gazit në sy. "Unë e kam konsideruar qysh në fillim të rëndësishëm një takim me Erdoganin", tha Bagdat. "Por askush nuk mund të arsyetojë se pse ishte e nevojshme një ndërhyrje e tillë e dhunshme e policisë", theksoi gazetari për DW.

Kundërthënie në krye të shtetit

Abdullah Gül

Presidenti turk, Abdullah Gül

Ndryshe nga Erdogani, presidenti turk Abdullah Gül është që të përdoret një kurs më i butë. Gjatë një konference për shtyp, Gül theksoi të mërkurën se sipas tij mënyra e të vepruarit të policisë ka qenë e gabuar dhe u shpreh për më shumë dialog me demonstruesit. Erdogan megjithatë mbron edhe më tej punonjësit zyrtarë. Tani e tutje nuk ka më tolerancë më ndaj protestuesve, tha kryeministri. Parku Gezi nuk është vend për zaptuesit. Lidhur me planin e diskutueshëm për ndërtimin e City-Park në Stamboll Erdogan u shpreh edhe më tej i vendosur.

Grumbullimet publike janë të këqia edhe për imazhin e Turqisë, kritikoi kreu qeverisë demonstruesit ku të martën në mbrëmje e kishte në anën e tij edhe guvernatorin e Stambollit. Huseyin Avni Mutlu u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të largoheshin nga sheshi. Qytetarët duhet të qëndrojnë larg nga sheshi Taksim, deri sa të rivendoset siguria.