1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131111 Syrien Arabische Liga

13 Nëntor 2011

Pasuesit e Asadit sulmojnë ambasadat e Arabisë Saudite dhe të Katarit në Damask.

https://p.dw.com/p/139sJ
ARCHIV - Ein Videograb vom 17.10.2011 des Shaam News Network zeigt einen syrischen Demonstranten vor einem Wasserwerfer während ein weiterer Demonstrant im Vordergrund ein Stein wirft (ARCHIVFOTO). Das Regime in Syrien denkt nicht daran, seine eigenen Zusagen einzuhalten. Trotz der Vereinbarung mit der Arabischen Liga, die Militärkampagne gegen die Protestbewegung zu beenden, gingen Truppen von Präsident Baschar al-Assad nach Angaben von Aktivisten auch am Freitagabend wieder gewaltsam gegen Demonstranten vor. EPA/SHAAM NEWS NETWORK/HANDOUT BEST QUALITY AVAILABLE/EPA IS USING AN IMAGE FROM AN ALTERNATIVE SOURCE, THEREFORE EPA COULD NOT CONFIRM THE EXACT DATE AND SOURCE OF THE IMAGE. HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Dhunë në DamaskFotografi: picture-alliance/dpa

Pas vendimit për përjashtimin e Sirisë prej Lidhjes Arabe besnikët e presidentit Asad sulmuan me gurë dhe ndërmorën akte vandalizmi ndaj ambasadave të Arabisë Saudite dhe të Katarit në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Arabia Saudite e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Siria që në gusht. Nga takimi në Kairo Lidhja Arabe u bëri gjithashtu thirrje shteteve të tjera anëtare për të tërhequr ambasadorët e tyre nga Siria.

General view of the Arab League emergency session on Syria at the Arab League headquarters in Cairo, Egypt, Saturday, Nov.12, 2011. Arab foreign ministers gather to discuss Syria's failure to end bloodshed caused by government crackdowns on civil protests. (Foto:Amr Nabil/AP/dapd) arabische liga syrien
Takimi i Lidhjes Arabe për përjashtimin e SirisëFotografi: dapd

Përjashtimi i Sirisë do të qëndrojë në fuqi deri sa të zbatohen pikat e planit të paqes për të cilat u ra dakord para dhjetë ditësh dhe deri sa të marrë fund gjakderdhja, bëri të ditur kryeministri i Katarit, Hamad ben Xhasem el Thani.

Yousef Ahmed, përfaqësuesi i Sirisë në Lidhjen Arabe tha në televizion sirian: "Unë mendoj se vendimi i sotëm është një lamtumirë e qartë ndaj konceptit të bashkëpunimi arab. Tashmë është e qartë se udhëheqja e organizatës vepron vetëm sipas standardeve amerikane dhe perëndimore."

Kritikët e qeverisë në Siri e përshëndetën vendimin e Lidhjes Arabe. Ky vendim u përshëndet edhe nga Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Sipas vlerësimeve gjatë trazirat në Siri, të cilat kanë filluar në muajin mars, janë vrarë rreth 3500 vetë.

dpa/dw/euronews
Redaktor: P. Pani