1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhunë e përgjakshme në Kiev

afp dpa rtr/mck19 Shkurt 2014

Situata në kryeqytetin ukrainas u ashpërsua ditën e martë (18.02) duke shkaktuar të paktë 25 të vdekur dhe rreth 250 të plagosur. Bashkësia ndërkombëtare reagoi e tronditur nga këto zhvillime në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/1BBNh
KFotografi: Reuters

Sipas të dhëve të Ministrisë së Brëndshme në Kiev, nga trazirat e dhunshme në kryeqytetin ukrainas mes forcave të policisë dhe mijëra demonstruesve kanë vdekur të paktën 25 njerëz, ndër to nëntë policë. Gjithashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur të paktën 250 demonstrues të cilët janë dërguar menjëherë në spitale. Një grup prej disa qindra demonstruesish mësynë në selinë e partisë së presidentit Viktor Janukoviç, ku si pasojë ka pasur përleshje të përgjakshme mes kundërshtarëve të qeverisë dhe forcave të policisë. Të martën, në orën 18:00 me orën lokale pati përfunduar ultimatumi i vendosur nga forcat e rendit, për boshatisjen e sheshit. Përmes megafonëve, ata njoftuan “nisjen e operacionit anti-terror”. Forcat e policisë përdorën pompat e ujit dhe avancuan me automjetet e blinduara.


Pas dështimit të bisedimeve me opozitën, Janukoviç ftoi udhëheqësit e kësaj të fundit që të distancohen nga grupet radikale dhe tha se janë ende në kohë për t'i dhënë fund konfliktit. Sipas tij opozita i “kapërceu kifijtë“. Pas takimit me Janukoviç politikani opozitar Vitali Klitschko tha se presidenti duhet të të tërheqë menjëherë forcat e rendit. Opozitarët fillimisht e sulmuan godinën me koktej-molotov dhe thyen xhamat e dritareve duke gjuajtur me gurë. Me sopata ata mundën të futen në një garazh në oborrin e brendshëm të selisë së partisë. Ndryshe nga presidenti, aktivistët e të drejtave të njeriut fajësuan qeverinë për dhunën e shpërthyer. Sipas tyre, ndërhyrjet brutale të policisë shkaktuan reagimin e turmës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, bëri thirrje për përmbajtje dhe dialog. Shtëpia e Bardhë u shpreh e tronditur nga dhuna. “Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën në rrugë dhe përdorimin e tepruar të forcës nga secila palë. Forca nuk do ta zgjidhë krizën. Për të kthyer paqen dhe stabilitetin, i bëjmë thirrje presidentit Janukoviç të ulë menjëherë tensionin e situatës dhe t'i japë fund përballjes në “Maidan”. I bëjmë thirrje të rifillojnë dialogun me udhëheqësit e opozitës sot, për të arritur një konsensus në Ukrainë”, u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Ukraine Protest Eskalation und Gewalt 19.02.2014
Fotografi: Reuters


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje palëve t'i kthehen përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike.“Unë dënoj çdo lloj dhune dhe kushdo, që beson se përdorimi i dhunës në Ukrainë është një mënyrë për të dalë nga situata, gabohet”, deklaroi Frank-ëalter Steinmeier.Shefja e Politikes së Jashtmë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, u shpreh “tejet e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës dhe u kërkoi politikanëve të gjejnë një zgjidhje paqësore.