1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dhoma Evropiane e Tregtisë paralajmëron për nacionalizimin ekonomik në Kinë

Dhoma Evropiane e Tregtisë në Kinë publikoi raportin e saj vjetor. Në përgjithësi firmat europiane janë të kënaqura me biznesin e tyre në Republikën Popullore. Por vështirësitë nuk janë pakësuar, përkundrazi janë shtuar.

Vështrim mbi Shangain

Vështrim mbi Shangain

"Libri për fat të keq po bëhet gjithnjë e më i madh. Vitin e kaluar ishin 20 faqe, tani 400 faqe. Kjo shkakton një tronditje të vogël."

Një tronditje pasi pikërisht komisari i BE-së për tregtinë, Peter Mandelson prej vitesh i kërkon Kinës rregulla të ndershme konkurrence. Deri tani me sa duket me sukses të kufizuar. Kështu 1.400 firma të dhomës europiane të tregtisë duhet të luftojnë gjithnjë e më shpesh me nacionalizëm:

"Ky nacionalizëm në ekonomi konstatohet tek proteksionizmi. P.sh. ne nuk mund të blejmë firma çeliku, dhe edhe në sektorin e industrisë së makinave pengesat janë në rritje. Ne kemi ende pengesën që na kufizon në blerjen e jo më shumë se 50 për qind të kapitalit në një firmë ndërkohë që kinezët mund të blejnë edhe 100 për qind të Roverit."

Presidenti i dhomës europiane të tregtisë Wuttke thotë se nuk di asnjë shembull suksesi të ndonjë koncerni europian që është përpjekur të blejë një biznes në Kinë. Edhe nga tenderat publikë të huajt janë të përjashtuar. Rregullat për themelimin e firmave të përbashkëta europiano-kineze janë të prapambetura dhe të padobishme. Po aq të papërshtatshme janë edhe rrugët nëpërmjet të cilave në Kinë vendosen standartet:

"Në vendosjen e standarteve kemi të bëjmë me sektorin më të madh të proteksionizmit. Ekspertiza e huaj, edhe kur është fjala për punonjës kinezë, mbahet gjithnjë jashtë mbledhjeve ku diskutohet për standartet. Ne mendojmë se kjo është një fushë ku ne mund të sillnim shumë ekspertizë, por nuk kemi mundësi të marrim pjesë. Dhe janë pikërisht standartet ato që përcaktojnë biznesin e ardhshëm. Ne përpiqemi të bëjmë të qarta avantazhet për Kinën, nëse do të na jepej mundësia të merrnim pjesë. Laboratorët p.sh. nuk janë aq të mirë. Rezultat janë shumë të dyshimta, ne mund të sillnim shumë përvojë. Ne në Evropë kemi kapacitete të shkëlqyera për testet që mund t'i ofronim edhe këtu, por kjo ende nuk është e mundur."

Pasojat e nacionalizmit ekonomik janë ndër të tjera fatale për konsumatorët kinezë. Kështu teknika mjekësore shumë e avancuar nga jashtë për luftimin e tumoreve hyn shumë ngadalë ose aspak në treg. Një problem gjigand janë regullat jo transparente:

"Në sektorin financiar pati një ndalim të kredive ku Banka Qëndrore këshilloi vetëm gojarisht që të kishte më shumë përmbajtje në dhënien e kredive. Nuk pati asnjë ligj, asnjë direktivë apo dokument. Kjo kërkesë për të ushtruar një lloj autocensure ka bërë që kreditë për bizneset e mesme të jenë vërtet të pakta."

Përmirësim ka patur megjithatë në aksesin e bankave të huaja në tregun kinez.

Jörg Wuttke nga dhoma europiane e tregtisë është megjithatë i bindur se problemet me ambjentin do t'a detyrojnë Kinën të ndryshojë. Kështu pronarët e fabrikave duhet t'i vënë në punë pajisjet pastruese në vend që t'i mbajnë të shuara deri në inspektimin e rradhës.

Dhoma Evropiane e Tregtisë përshëndet edhe ligje të ndryshme si ai për sigurinë e produkteve:

"Në pjesën më të madhe të rasteve autoritetet qëndrore këtu në Pekin bëjnë punë shumë të mirë në ligjvënie dhe zbatim. Por sa më shumë i largohesh qendrës aq më i vështirë bëhet zbatimi. Këtu ka shumë punë për të bërë ende, Kina është një kontinent e jo një vend."

Dhe kjo vlen edhe për problemin e vazhdueshëm, kopjet e paligjshme.

  • Data 10.09.2008
  • Autor Astrid Frajajzen/ Pekin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFRF
  • Data 10.09.2008
  • Autor Astrid Frajajzen/ Pekin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFRF