1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetra të vrarë në Nigeri

dpa/Bahri Cani2 Qershor 2014

Si pasojë e një sulmi me bomba, në Nigeri kanë gjetur vdekjen dhjetra vetë. Mediat njoftojnë për një gjendje kaotike. Sfondi i sulmit ende nuk dihet.

https://p.dw.com/p/1CAWx
Fotografi: Reuters

Në verilindje të Nigerisë ka ndodhur një shpërthim shumë i fuqishëm me mjete eksplozive. Mediat vendore njoftojnë se si pasojë e këtij sulmi ndaj një grupi tifozësh futbolli, pas përfundimit të një ndeshjeje në qytetin Mubi, në kufi me Kamerunin, gjetën vdekjen dhjetra vetë. Shifra të sakta deri tani nuk ka. Autoritetet flasin për 40 të vdekur. Ndërkohë që disa agjenci dhe media lokale njoftojnë madje për rreth 60 të vdekur.

Boko Haram përgjegjëse?

Një zëdhënës ushtarak pohon se i dyshuari për këtë sulm me bomba është arrestuar, por deri tani asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Organizata terroriste Boko Haram ka kryer disa herë sulme terroriste me pasoja në njerëz në qytetin Mubi. Qyteti shtrihet në një zonë, e cila shërben si vendstrehim i sigurt për lutëtarët e organizatës terroriste Boko-Haram. Kjo organizatë së fundi është bërë e njohur edhe për rrëmbimin e qindra nxnënësve nga një shkollë. Për fatin e tyre ende nuk dihet shumë.

Trupat e Kamerunit kanë sulmuar në fundjavë pozicionet e organizatës Boko Haram. Njoftohet se gjatë këtyre sulmeve janë vrarë rreth 40 pjesëtarë të kësaj organizate. Ishte ky sinjali i parë i bashkëpunimit konkret mes vendeve fqinje - Kamerunig dhe Nigerisë. Këtë bashkëpunim e ka kërkuar së fundi edhe Presidenti i Francës Hollande. Deri tani nuk dihet nëse shpërthimi i sotëm ka të bëjë me këto aksione.