1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dhjetëra të vdekur nga zjarret në Portugali

Të paktën 62 persona deri tani kanë gjetur vdekjen nga zjarret në Portugali. Tragjedia ka kapur shumë njerëz në befasi.

Gjendja në zonat e prekura nga zjarri, Pedrógão Grande, rreth 200 km në veri të Lisbonës është keqësuar në mënyrë dramatike në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Edhe Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ka flutuar me helikopterr në vendin e ngjarjes dhe flet për një "situatë të pashembullt". Disa fshatra janë rrethuar tërësisht nga flakët, thotë kryetari i bashkisë në Pedrógão Grande, Valdemar Alves. Kryeministri socialist  António Costa shprehet i shokuar "me përmasat e tragjedisë".

Ministria e Brendshme e Port

ugalisë thotë se shumë viktima kanë qenë në lëvzije me makina. Por ka dhe shumë të helmuar nga tymi. Aktualisht ka dhe të zhdukur, por numdi i sakt nuk dihet.

Ikja nga flaka

Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet sakt. Por dihet se deri tani kanë hubur jetën të paktën 62 persona, mbi 20 persona janë lënduar, ndër ta edhe gjashtë zjarrëfikës, të cilët janë sjellur në spitale. Shumë familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri vjen nga të katër anët. Mbi 750 zjarrëfikës të ndihmuar nga mbi 200 forca lokale po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Por deri tani pa sukses. Gjendjen po e vështirëson shumë edhe era.

BE premton ndihma

BE ka dërguar ndihma. Komisioneri përkatës Christos Stylianides tha se janë dërguar pajisje për shuarjen e zjarrit. Franca ka dërguar menjëherë atje tre avionë, sikur edhe Spanja e cila po ndihmon. Në fillim të shperthimti të zjarrit atje ka pasur vetë dy fluturake për shuarjen e zjarreve.

Për herë të fundit një zjarr të ngjashëm ka pasur në Portugali para gjysmë shekulli. Me 1966 kanë verkur 25 persona, por duket se tani përmasat janë shumë më të rënda.

Bc/ml/ust (dpa, afp)