1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dhjetëra mijëra gjermanë protestojnë kundër paketës së kursimeve

Dhjetëra mijëra njerëz në Berlin dhe Shtutgart kanë protestuar kundër planeve për kursim të qeverisë. Por kancelarja Merkel i mbrojti këto plane si të domosdoshme.

Nuk paguajmë për krizën tuaj- Gjermanët protestojnë kundër planeve për kursim

"Nuk paguajmë për krizën tuaj"- Gjermanët protestojnë kundër planeve për kursim

Mijëra njerëz dolën të shtunën (12.6.) nëpër rrugët e Berlinit për të shprehur mospajtimin e tyre me planet qeveritare për kursime. Lidhja "Nuk paguajmë për krizën tuaj" e cila përbëhet nga mbi 100 organizata dhe iniciativa të ndryshme, nga sindikata dhe partitë SPD, të Gjelbërit dhe të Majtët, kishin bërë thirrje për këtë protestë masive në kryeqytetin e Gjermanisë.

Zhgënjimi ka arritur kulmin

Proteste Sparpaket Berlin

Mbi 20.000 njerëz dolën rrugëve të Berlinit. Ata mbanin në duar flamuj dhe parulla të titulluara "Kriza quhet kapitalizëm" apo "Puna - e drejtë njerëzore" dhe demonstruan sidomos kundër planeve për kursim në sektorin social.

Në Shtutgart demonstruesit kërkuan nëpërmjet parullave "Drejtësia funksionin ndryshe" që të mos shkurtohet në sektorin social si edhe që të rriten taksat për ata që fitojnë mbi mesatarisht mirë. Demostruesit hodhën madje vezë dhe babane ndaj një politikani të SPD-së, i cili po mbante një fjalim. Policisë iu desh të ndërhynte me çadra shiu dhe shkopinj për të stabilizuar gjendjen. Sipas saj në protestat e Stuttgartit morrën pjesë 10.000 njerëz.

Merkel nuk heq dorë nga planet për kursim

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane reagoi ndaj protestave masive në dy qytetet e mëdha gjermane duke theksuar se paketa e kursimeve është e domosdoshme. "Njerëzit e dinë se duhet të shlyejmë borxhet", u shpreh ajo për gazetën bulevardeske "Bild am Sonntag". Edhe kritikat për kursime në sektorin social ajo i hodhi poshtë duke shpjeguar se masat e marra për kursim në sektorin e tregut të punës (bëhet fjalë për uljen e shumës së ndihmës sociale mujore për të papunët) do të sjellin rivënien në marrëdhënie pune të atyre që kanë vite pa punë.

Qeveria gjermane prezantoi të hënën e kaluar (7.6.) paketën e saj të kursimeve për të konsoliduart buxhetin shtetëror. Sipas kësaj pakete Gjermania do të mund të kursejë deri në vitin 2014 rreth 80 miliardë euro. Buxheti shtetëror gjerman do të vendoset nga kabineti qeveritar në datën 7 korrik.

Autore: Sonila Sand/ DW

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 13.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NpYt
  • Data 13.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NpYt