1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetë vjet pas katastrofës së rrëzimit të një treni ICE në Eshede të Gjermanisë

Kathrin Rigert/ Hannover 3 Qershor 2008

Para dhjetë vjetësh qyteza Eshede në Veri të Gjermanisë u bë e njohur përmes një tragjedie. Një tren i shpejtësisë së lartë, ICE, që udhëtonte në itinerarin Mynih-Hamburg doli nga shinat. Bilanci: 101 të vdekur

https://p.dw.com/p/EC0J
Katastrofa e trenit ICE në Eshede, 1998
Katastrofa e trenit ICE në Eshede, 1998Fotografi: AP

Ky ishte aksidenti më i rëndë në hisotirnë e hekurudhave gjermane pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri më sot aksidenti më i rëndë i një treni të shpejtësisë së lartë në mbarë botën. Më 3 qershor 1998 Intercity-Express, që udhëtonte nga Mynihu drejt Hamburgut me shpejtësinë 200 km në orë doli nga shinat në afërsi të qytetit verior Celle. 101 njerëz vdiqën dhe 88 të tjerë u plagosën rëndë. Shoqëria e hekurudhave e ka përmirësuar punën e menaxhimit të sigurisë, një pranim ky i fajit, ndonëse moralisht asnjëherë nuk u pranua as faji dhe as gabimi. Ky fakt i indinjon edhe dhjetë vjet më pas të afërmit e viktimave.

Por çfarë ndodhi vërtetë?

Intercity-Exspress 'Konrad Röntgen', i nisur herët në mëngjes 3 qershorin para dhjetë vjetësh kishte destinacion Hamburgun. Në bord ndodheshin shumë pasagjerë, të cilët donin të festonin Rrëshajat në afërsi të detit të Veriut. Kur treni kalon Hanoverin, në bord ndodhen gati 300 pasagjerë. Treni i shpjetësisë së lartë udhëton me rreth 200 km në orë. Në orën 10: 56 pasagjerët në vagonin e parë dëgjojnë një përplase të fuqishme. Një pjesë e bazamentit i hedh ata përpjetë. Por shumë më vonë u kuptua se disku i një prej rrotave ishte çarë. Një prej pasagjerëve që i mbijetoi pa u palgosur këtij aksidenti përshkruan situatën në tren: "Fillimisht pati një tronditje të papritur gjatë udhëtimit dhe mendova me vete, epo kushedi ka pasur diçka nëpër shina. Mendova se ndonjë i marrë ka vendosur diçka në trase. Por kjo ishte një ndjenjë frike. "

As konduktori dhe as pasagjeri nuk vunë në përdorim frenat e emergjencës

Një pasagjer e sheh vendin ku ishte çarë disku i rrotës, pasi përplasja kish çarë edhe dyshemenë e vagonit. Ai informon për këtë konduktorin. Por ky i fundit nuk arrin dot në kohën e duhur në kabinën e makinisitit. Ndërkohë që as konduktori dhe as pasagjeri i vëmendshëm nuk reaguan për të vënë në përdorim frenat e emergjencës. Kohë për ta bërë një veprim të tillë kishte. Midis vendit ku plasi goma dhe vendit të aksidentit distanca është pesë kilometra. Pak pas kësaj pikërisht në zonën e Eshedesë ndodhi katastrofa në orën 10:59. Treni del nga shinat, përplaset në kollonat e një ure dhe rëzohet. Një vagon zihet përfund nga pjesët e rënda të betonit të urës. Vagonat e tjerë bien njëri-pastjetrit si gurë dominoje. Të parët që japin ndihmë janë banorët e Eshedesë: "Teksa shkova në vendin e aksidentit dëgjoja alarmin e sirenave të zjarrëfikësit të Eshedesë. Unë dhe disa njerëz të tjerë u përpoqëm të nxjerrim një grua nga rënojat. Pak më pas erdhën forcat e zjarrëfikëst dhe shërbimi i urgjencës. Gjithçka ndodhi shumë shpejt."

Menjëherë nisi puna për shpëtimin e të mbijetuarve dhe nxjerren e viktimave nga rënojat. Të mbijetuarit, të afërmit e viktimave dhe forcat e shpëtimit duhej të trajtoheshin nga psikologë në vendin e ngjarjes. Puna për pastrimin e rrënojave të trenit vazhdoi me javë të tëra. Në vendin e aksidentit u nxorën 96 kufoma, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të plagëve të renda. Përveç tyre pati dhe 105 të plagosur. Në ditën e aksidentit filluan edhe hetime mbi shkaqet.

Tre inxhinierë lirohen nga akuza 'vrasje nga pakujdesia dhe plagosje trupore'

Pas hetimeve që zgjatën tre vjet prokuroria akuzoi tre inxhinierë, dy të shoqërisë së herudhave dhe një nga firma prodhuese e trenit. Akuza ishte vrasje nga pakujdesia dhe plagosje trupore. Pas mbylljes së procesit me dëgjimin e 93 dëshmitarëve dhe 16 ekspertëve nga brenda dhe jashtë vendit trupi gjykues propozoi: Nuk mund të verifikohet faji i rëndë të akuzuarve, ndaj mbyllet procesi mbi kërkesën për një gjobë prej 10.000 eurosh për secilin. Prokuroria e pranon vendimin. Me këtë u mbyll shqyrtimi juridik i aksidentit, por ka mbetur i hapur procesi moral. Shoqëria e hekurudhave pagoi për të afërmit e viktimave një zhdëmtim moral prej 30.000 eurosh duke marrë përsipër edhe shpenzimet për trajtimin mjekësor dhe kujdesin. Por të afërmit e viktimave i shqetëson fakti, që ndërmarrja e hekurudhave nuk e ka pranuar as fajin dhe as gabimet për katastrofën.