1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dhe sërish kërcënon Grexit

Shpesh dukej se mund të kishte një dalje të imponuar të Greqisë nga Unioni Monetar. Deri tani u shmang disa herë. Por tani në epokën e populizmit të djathtë europian, një Grexit mund të bëhet shpejt opcion serioz.

Situata prej vitesh është e njëjta: Shtetit grek të mbytur në borxhe dita ditës i mbarojnë paratë. Greqia rrezikohet nga falimentimi dhe dalja nga Unioni Monetar. Përfaqësuesit e qeverisë greke dhe kreditorët kërcënojnë, luten, grinden deri në minutat e fundit - e më në fund megjithatë i paguajnë Greqisë.

Së fundi ishte vera e vitit 2015, kur Greqia mori paketën e fundit të ndihmës direkte në vlerën 86 miliardë Euro. Kjo do të vazdhojë deri në vitin 2018. Transhet e veçanta paguhen vetëm nëse Greqia plotëson kushtet, pra i përmbahet kursdimeve dhe zbaton reformat. Por në këtë drejtim ka çalime. Në verë Athina duhet të shylejë borxhe në vlerën mbi gjashtë miliardë euro. Por këtë shumë ajo mund ta shlyejë vetëm nëse do të lëvrohen pagesa të mëtejshme. Nëse do të ndodhë kështu, është sot më e pasigurtë se kurrë më parë.

Zgjedhje të rëndësishme në Europë

Dy gjëra janë sot ndryshe nga dikur. FMN-ja ndryshe nga sa ndodhi me dy paketat e para të ndihmave, tani nuk merr më pjesë. Sepse, siç shpjegon drejtori i seksionit për Europën i FMN-së, Poul Thomsen: "Ne nuk besojmë, që barra e borxheve për Greqinë është e përballueshme." Me fjalë të tjera: FMN-ja kërkon si kusht për pjesëmarrje, që dikush në Greqi të jetë në gjendje të përballojë një pjesë të borxheve.

Por për këtë mund të dalin garant vetëm vende të tjera të BE-së. E tashmë, që është edhe arsyeja e dytë, klima politike ka ndryshuar tërësisht. Në Europë po lulëzon populizmi i djathtë, që drejtohet edhe kundër BE-së dhe euros, e madje në disa vende të rëndësishme të BE-së sivjet ka zgjedhje. Në Francë, ku kandidatja e djathtë për presidente Marine Le Pen, do të dalë nga euro dhe në Gjermani, ku shumë njerëz kanë përshtypjen, se qeveria i ka derdhur paratë e taksave në një thes të shpuar. Markus Will, studiues i shkencave ekonomike në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër, thotë për DW, se: "para zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, nuk mund të priten zgjidhje." E në rrethana të tilla një tjetër ekonomist, Michael Every nga banka holandeze Rabobank e formulon kështu situatën aktuale të Greqisë: "Momenti i raundit të ri të tragjedisë greke është aktualisht më keq se çdo herë tjetër."