1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deutsche Welle: Zgjidhet drejtori i ri i përgjithshëm

Peter Limbourg sjell parakushtet më të mira për ta forcuar Deutsche Wellen si një kompani moderne multimediale dhe për të përmirësuar më tej praninë ndërkombëtare mediale të Gjermanisë.

default

Peter Limbourg

14 vota pro, një votë kundër, dy abstenime: 17-anëtarët e Këshillit Drejtues të DW zgjodhën si drejtor të ri të përgjithshëm të Deutsche Welles drejtorin aktual të lajmeve dhe informacionit politik të stacionit privat ProSiebenSat.1 TV për Gjermaninë, Peter Limbourg.

Peter Limbourg u propozua nga komisioni përzgjedhës dhe u zgjodh që në raundin e parë të votimit me një shumicë të madhe votash. Mandati i drejtorit aktual Erik Bettermann (68 vjeç), që është nga viti 2001në krye të DW-së mbaron më 30 shtator.

"Peter Limbourg sjell parakushtet më të mira për ta forcuar Deutsche Wellen si një kompani moderne multimediale dhe për të përmirësuar më tej praninë ndërkombëtare mediale të Gjermanisë. Ai nuk është vetëm një gazetar i klasit të parë me sfond ndërkombëtar dhe aftësi të shkëlqyera gjuhësore, por edhe një menaxher i sprovuar mediash." - tha Valentin Schmidt, kryetar i Këshillit Drejtues të DW.

Zhvillim i larmisë gjuhësore dhe multimedialitetit të Deutsche Welles

52-vjeçari Limbourg e falënderoi Këshillin Drejtues të DW-së për besimin. "Për të kontribuuar vitet e ardhshme ndjeshëm në mënyrën se si do të perceptohet vendi ynë në botë është një sfidë që unë do t'i kushtoj gjithë forcën time. Programet e Deutsche Welles kanë qenë pjesë e përvojës sime që në rininë time që e kam kaluar jashtë vendit. Bashkë me stafin unë dua ta zhvilloj më tej profilin gazetaresk, diversitetin gjuhësor dhe multimedialitetin e Deutsche Welles. Intensifikimi i bashkëpunimit me stacionet e ARD dhe ZDF është një tjetër objektiv që i kam vendosur vetes."

Peter Limbourg studioi pas shërbimit ushtarak drejtësi në Bon, ku ai kreu në vitin 1987 edhe provimin e parë shtetëror. Nga 1988-1989 ai punoi si praktikant për Agjencinë gjermane të lajmeve televizive (DFA) në Bon dhe Londër. Pas punës si gazetar në RDGJ, i bazuar në Leipzig, ai punoi nga viti 1990 si korrespondent për DFA dhe SAT.1 për Evropën dhe NATO-n në Bruksel. Në vitin 1996 ai u bë drejtor i zyrës së ProSieben në Bonn, në vitin 1999, ai u bë bashkë-kryeredaktor i N24 dhe shef i redaksisë politike i ProSieben, në vitin 2001 edhe për SAT.1. Në vitet 2004/05 dhe 2008/09 Limbourg ishte president i TV Pool, një ndërmarrje e përbashkët e mediave elektronike private në Berlin. Midis viteve 2008 dhe 2010 ai shërbeu si kryeredaktor i vetëm i programit N24. Që nga viti 2008 ai është prezantuesi kryesor i lajmeve në SAT.1, nga viti 2010 drejtor i lajmeve dhe i informacionit politik në ProSiebenSat.1 TV për Gjermaninë.

Limbourg është Kryetar i Jurisë së Çmimit për Mediat të Bundestagut gjerman, anëtar i jurisë për Çmimin Axel Springer për gazetarët e rinj, konsulent në Komisionin publicistik të Konferencës së Peshkopëve gjermanë dhe anëtar i udhëheqjes dioqezane të Urdhërit të Maltës. Ai ka lindur në Bon, dhe është rritur në Romë, Paris, Athinë dhe Bruksel, sepse i kishte prindërit diplomatë. Limbourg është i martuar dhe ka tre fëmijë.