1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Romët dhe Sintët

Deutsche Welle transmeton në gjuhën rome

Në vitin 2003, Deutsche Welle filloi të fliste për herë të parë në gjuhën e rome. Këto programe synojnë të informojnë romët që jetojnë jashtë Gjermanisë.

Nedjo Osman, pregatit për Deutsche Welle-n programin në gjuhën rome.

Nedjo Osman, pregatit për Deutsche Welle-n programin në gjuhën rome.

Me kalimin e kohës programi filloi të fitonte gjithnjë e më shumë rëndësi. Meqenëse shumë radio partnere nga vendet e ish-Jugosllavisë filluan të tregonin interesin e tyre, programet në gjuhën rome, filluan të transmetoheshin në valë të shkurtra (FM). Programi mund të dëgjohej në shumë vende të rajonit. Që prej janarit të vitit 2009 Programi i Deutsche Welles në gjuhën rome transmetohet nëpërmjet satelitit tek shumë partnerë.

Programi

Programi në gjuhën rome është vlerësuar ndërkohë nga shumë dëgjues. Koncepti i programit ka zgjuar interesin e shumë romëve, sepse në të tematizohen problemet e romëve në të gjitha vendet evropiane. Ky është edhe avantazhi i Deutsche Welles me transmetimet e saj në gjuhën rome, në krahasim me programet e ngjashme që kanë karakter lokal.

Veshje tradicionale të grave rome. Ekspozitë në ambjentet e shoqatës rome Rom.e.V. në Köln.

Veshje tradicionale të grave rome. Ekspozitë në ambjentet e shoqatës rome Rom.e.V. në Köln.

Kush janë romët?

Romët janë një popull evropian i cili ka rrënjë indiane. 800 vjet më parë romët e sotëm u larguan nga Lugina e Gangut në Veri të Indisë. Numri i romëve vlerësohet në rreth 10 milionë. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në varfëri dhe përballet me diskriminim të përditshëm. Në rrjedhën e historisë romët janë përndjekur, deportuar dhe "dënuar" sepse janë romë. Të drejtat e tyre shkelen përditë madje edhe në Evropën e sotme. Romëve u jepet rrallë një vend pune, dhe kur u jepet, puna është nga më të rëndomtat. Për sigurim shëndetësor nuk mund të flitet. Fëmijët e tyre nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë dhe t'i largohen varfërisë. E gjitha kjo çon në izolim shoqëror.

Nga ana tjetër romët mund të shihen si "evropianët" e parë. Për romët nuk ekzistojnë kufijtë. Kjo vlente për ta përpara arritjes së konventave dhe pakteve ndërkombëtare. Gjatë rrugëtimit të tyre zbulues nëpër Evropë, romët kanë marrë shumë nga kulturat vendase që gjetën dhe u kanë dhënë atyre gjithashtu shumë nga kultura e tyre. Kështu ata janë kthyer në pjesë të trashëgimisë kulturore evropiane.

Objektivi

Falë transmetimit të programeve të Deutsche Welles në gjuhën rome, informacionet janë të arritshme për të gjithë romët dhe sintit. Ideja bazë ishte informimi i romëve, transmetimi i dijeve, por edhe bërja publike e kulturës së tyre. Përmbajtja e programit nuk merr parasysh vetëm tema politike, por edhe kulturore. Intergrimi, emancipimi apo arsimimi i romëve janë temat të tjera të materialeve që transmetohen.

Nexho Osman

Nexho Osman është redaktori dhe moderatori i emisionit. Në rininë e tij ai ka ndjekur Akademinë e Dramës në Novi Sad, në klasën e Rade Sherbexhijes. Pas përfundimit me sukses të Akademisë ai u kthye në një ndër aktorët më të njohur të ish-Jugosllavisë me prejardhje rome.

Skenë nga pjesa teatrale Oppera Nomadi e rregjisorit Nexho Osman.

Skenë nga pjesa teatrale "Oppera Nomadi" e rregjisorit Nexho Osman.

Nexho Osman ka qenë anëtar i Teatrit rom "Pralioe" dhe "Teatrit Popullor" në Subotica, KPGTs. Gjatë karrierës së tij si aktor ai ka marrë disa çmime si "Zlatni Lovorov Venac" (Kurorën e Artë) në Festivalin e Teatrove në Sarajevë, çmimin për rolin kryesor në pjesën "Aniti Berber" në Sombor dhe është vlerësuar me çmimin "Jul Briner" në Berlin për regjinë e pjesës "Medea".

Si aktor ai ka marrë pjesë në shumë festivale teatrore, që nga Athina deri në Meksiko. Që prej vitit 1995 ai është drejtor artistik i Teatrit Ndërkombëtar të Romëve, TKO. Përveç aktrimit, ai shkruan edhe poezi.

Emisioni në gjuhën rome transmetohet një herë në javë nga ora 12:30 deri 13:30, sipas orës së Evropës Qendrore (MEZ).

Autor: Nexho Osman / Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani