1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deutsche Welle - Strukturë e re programi në platformë trimediale

Deutsche Welle - Ndryshime në transmetimin e programeve radiofonike, intensifikim i ofertave televizive, online dhe mobile.

default

Nga 1 korriku 2011 Deutsche Welle e ka ndryshuar platformën e transmetimit linear radiofonik në gjuhë të huaja në seksionet për Azinë, Evropën Lindore, Qendrore dhe Juglindore si dhe në gjuhën gjermane. Këto masa mundësojnë ristrukturimin e Radios së Jashtme gjermane në një sipërmarrje multimediale.

Deutsche Welle i ka ristrukturuar ofertat e programit. Këto ndryshime prekin edhe programin në gjuhën shqipe. Radio, online dhe televizioni janë orientimi i ri: Struktura e re e programit parashikon shkurtimin e programeve radiofonike dhe njëkohësisht intensifikimin e ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive.

Çfarë të rejash sjell ky ristrukturim?

Prezenca e Deutsche Welle-s është fokusuar tani në revista televizive, që transmetohen nga partnerët në rajon si dhe në ofertën online. Frekuencat e veta dhe të kontraktuara FM 86 në Prishtinë, FM 106 në Tiranë, si dhe licencat përkatëse të transmetimit janë dorëzuar më 1 korrik 2011. Si rrjedhojë oferta radiofonike e Deutsche Welle-s tani përqëndrohet në bashkëpunimin me partnerë në rajon, të cilët transmetojnë në frekuenca FM.

Deutsche Welle me ristrukturimin e programit synon të zgjerojë ofertën gazetareske dhe ta hamonizojë më mirë atë me zhvillimet e teknologjisë së re si dhe me preferencat mediatike të brezit të ri.

Perspektiva europiane - Tema nga Europa, Gjermania dhe rajoni i Ballkanit janë në fokus të revistës së përjavshme televizive të Deutsche Welle-s "EUROPA SOT". Qëllimi i këtij emisioni është që t’ua sjellë shikuesve më pranë Europën e jetuar. Përmes bisedave me gazetarë apo ekspertë gjatë emisionit shtjellohen tema globale si dhe aspekte të tyre me relevancë për shikuesin në rajonin, ku transmetojmë. Screencast, përmes këtij formati të ri teleshikuesit i ofrohet një pasqyrë e komenteve më të spikatura në mediat gjermane mbi tema globale si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Edicioni "EUROPA SOT" çdo të enjte pubikohet online nga Deutsche Welle dhe në orën 23:30 mund të shihet edhe në valët e Televizionit Publik të Kosovës, RTK.

Deutsche Welle

vfb/lab