1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Deutsche Telekom mbërrin në Shqipëri me Telekom Albania

Në Tiranë u lançua kompania Telekom Albania, ( ish- AMC) partnere me Deutsche Telekom (DT), kompani lider në Europë në fushën e Telekomunikacionit.

Kompania Telekom Albania, ( ish- AMC) partnere me Deutsche Telekom(DT), kompani lider në Europë në fushën e Telekomunikacionit u lançua të mërkurën (22.07.)në Tiranë. Nën moton e re "Çaste që na lidhin" Telekom Albania do të ofrojë në Shqipëri shërbime dhe produkte të njëjta si në 50 vende në Europë dhe përtej ku DT është i pranishëm.

Dr. Klaus Mueller, Drejtor i Operacioneve për Europën në Deutsche Telekom në konferencën e shtypit, në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, ambasadorit gjerman Hellmut Hoffmann, të ftuarve të posaçëm nga DT, prezantoi logon e re dhe strategjinë e telekomunikacionit të Deutsche Telekom: "20 vjet histori telekomunikacioni dhe kontributi për shoqërinë Telekom Albania bëhet pjesë e familjes së madhe magenta dhe ngrihen në nivele europiane. Brandi Telekom përfaqëson kompetencë, inovacion dhe thjeshtësi, megjithatë përfitimet e abonentëve janë edhe më të shumta. Abonentët e Telekom Albania do të lidhen me teknologjinë 4G, e cila lançohe sot", tha Dr. Klaus Mueller.

Burime zyrtare nga DT e cilësojnë brand-in e ri të tillë që "bart forcën, cilësinë dhe ekspertizën e brandit më të vlefshëm të telekomunikacionit në Europë, si dhe të brandit të dytë më të vlefshëm gjerman në botë." Me shumë kënaqësi mirëpresim Telekom Albania në familjen magenta, pasi DT lidh njerëz pavarësisht kufijve", citohet të ketë thënë Claudia Nemat, Anëtare Bordi e Deutsche Telekom, për Europën dhe Teknologjinë. Sipas saj ky zhvillim përputhet me objektivin e DT për t'u bërë operatori lider i telekomunikacionit në Europë dhe pasqyron strategjinë e DT për të ofruar përvojën më të mirë të abonentit në Europë, mbështetur në epërsinë teknologjike".

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se mbërritja e DT në Shqipëri përmes kompanisë Telekom Albania është një tregues inkurajues për zhvillime të mëtejshme "ardhja e këtij operatori të madh europian është një shenjë kuptimplotë për një treg si Shqipëria, që është në rrugën e stabilizimit për besueshmërinë dhe rregullsinë e tij. DT bën të mundur që Shqipëria të djegë etapat dhe të ketë teknologjinë më të avancuar sot në Europë".

Afrimi me Gjermaninë kulturë në mirqëqeverisje dhe ndërveprim

Kryeministri Rama e quajti ardhjen e DT në Shqipëri "sinjal shumë të fortë mundësishë për të forcuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, inkurajim të madh në përpjekjen që po bën Shqipëria për të garantuar një hapësirë, ku investitorët gjermanë të jenë të sigurtë. Afrimi me Gjermaninë është afrim që sjell para së gjithash sjell kulturë në mirëqeverisje, në punë dhe në ndërveprim", tha kryeministri Rama.

Teknologjia e gjeneratës së katërt nga Telekom Albania arrin deri në 150 Mbps, transmeton sasi tepër të madhe të dhënash në minimumin e kohës dhe gjen përdorime të shumta në jetën e përditshme. Produktet dhe shërbimet e Telekom Albania ofrohen në rrjetin më të madh të dyqaneve në Shqipëri. Dyqanet Telekom janë qendra të zgjidhjeve teknologjike moderne dhe përfaqësojnë përvojë të shkëlqyer të shërbimeve ndaj abonentit.