1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Deutsche Telekom hyn në tregun grek të telekomunikacioneve

Pas 13 vjetesh tratativash të njëpasnjëshme Organizmi i Telekomunikacioneve të Greqisë (OTE) gjeti më në fund investitorin e tij strategjik, që nuk është tjetër nga Deutsche Telekom

default

Me marrëveshjen e arritur që hyn në fuqi brenda vitit 2008 dhe përkundrejt një çmimi prej 3.2 miliardë euro do të ketë 25 përqind të aksioneve plus një –ashtu si edhe shteti grek- por edhe kontrollin, ose management, mbi organizmin. “Hapet një faqe e re jo vetëm për OTE-në por për ekonominë greke në tërësi,” deklaroi ministri grek i Ekonomisë, Jorgos Allogoskufis i cili bëri fjalë për një “marrëveshje pararojë si për Greqinë po kështu edhe për Evropën”. Ai sqaroi se DT siguron konkurencë, produkte të cilësisë së lartë, shtrirje më të gjerë por edhe modernizim administrativ dhe garanci për statusin e punonjësve.

“OTE përfshihet në rrjetin më të madh të telekomunikacioneve të Evropës dhe koracon investimet e tij në Ballkan,” theksoi nga ana e tij edhe ministri i Telekomunikacioneve, Kostis Haxhidhakis, i cili përkundër kritikave se harxhimet do t`i paguajnë punonjësit por edhe konsumatorët shtoi: “Politika e çmimeve si për OTE-në po kështu edhe për organizmat e tjerë alternativë kontrollohet nga Komisioni Kombëtar i Telekomunikacioneve dhe Postave”.

As e drejta e vetos nga ana e shtetit grek për çështje të strategjisë investuese apo të sigurisë shtetërore, as kushti i ratifikimit parlamentar për rritje të mëvonshme të pjesëmarrjes së Deutsche Telekom, e tj. nuk evituan barazhin e kritikave të opozitës që nga ajo socialiste e Papandreut që premtoi “rimarrjen e kontrollit” kur të vijë në pushtet dhe deri te ajo e majtë që foli “për nxjerrje në ankand” të pasurisë shtetërore. “Shteti i shet një shteti tjetër. Kjo është dyfish e papranueshme” tha nga ana e tij edhe presidenti i Konfedceratës së Punënjësve të Greqisë Janis Panagopullos..

Kredibiliteti në fakt i investitorit strategjik, i Deutsche Telekom, është ai që nënvizohet nga analistët dhe i jep kështu përgjigje pyetjes “pse të shitet një organizëm shtetëror, bile rentabël, në një tjetër”. Në qoftë se pala greke synonte teknologjinë gjermane të telekomunikacioneve ajo gjermane penetrimin në tregun atraktiv ballkanik ku OTE ka siguruar pozitë-kyçe në telefoninë mobile apo celulare të Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Bëhet fjalë për një treg prej 56 milionë banorësh, me një klientelë prej 9 milionë linjash telefonike mobile dhe 14 milionë abonentë.

Kolosi gjerman i telekomunikacioneve i jep tek e fundit vetë rajonit të Ballkanit një përspektivë më të madhe zhvillimi por edhe një faktor sigurie në rrugën e tij drejt stabilitetit dhe demokracisë.

  • Data 15.05.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0DT
  • Data 15.05.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0DT