1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Detyrim bezdisës apo shanc? - Shërbimi ushtarak në Gjermani

Që prej vititi 1957 në Gjermani ekziston shërbimi ushtarak i detyruar, por për shkak të zvoglimit të Bundeswehrit numri i atyre që thirren nën armë për të kryer shërbimin ushtarak vjen gjithnjë duke u pakësuar.

Rekrutë të ushtrisë gjermane, Bundeswehr.

Gjermania, nuk po e ndjek shembullin e Francës, Holandës apo Spanjës, që e kanë shfuqizuar shërbimin e detyruar ushtarak.

Numri i atyre që u duhet të bëjnë betimin ushtarak për t'i shërbyer me besnikëri RFGj-së, është duke rënë nga viti në vit. Nga njëra anë vetë ushtria gjermane nuk ka më aq shumë nevojë sa dikur, për të rinj që kryejnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Nga ana tjetër për të rinjtë që u ka ardhur mosha e detyrimit ushtarak, s'ka qenë kurrë ndonjëherë kaq e lehtë sa sot, që duke ekzagjeruar përpara komisionit mjeksor problemet apo mangësitë fizike, të shpallen të paaftë për të kryer shërbimin ushtarak, duke i shpëtuar në këtë mënyrë edhe shërbimit civil.

Betimi para flamurit.

Gjermania, nuk po e ndjek shembullin e Francës, Holandës apo Spanjës, që e kanë shfuqizuar shërbimin e detyruar ushtarak.

E pra ndërsa disave u duhet t'u binden udhërave të stërvitjes rreshtore, të zvarriten, të pastrojnë armën, të marrin pjesë në stërvitje komplekse e kështu me radhë, disa të tjerë mund të fillojnë menjëherë studimet apo ndonjë kurs profesional. "Nuk më erdhi dhe aq mirë, që në vitin tim të maturës isha ndër të paktët, që i thirrën për të kryer shërbimin ushtarak" - tregon Tobias Schmelzer, 22-vjeç. Tani ai është student dhe nëntë muajt e shërbimit ushtarak të detyruar nuk i sheh si ndonjë disavantazh.

20-vjeçari Jannik Erik Büttner, mendon ndryshe: „Në fakt është e padrejtë, që ata që kryejnë shërbimin ushtarak kanë një disavanatzh kundrejt atyre që nuk kryejnë as shërbim ushtarak, as shërbim civil. Po të mendosh që unë mund të filloj punë një vit me vonesë, dhe prej kësaj varet më vonë edhe pensioni im, atëhere kjo do të thotë se do të kem më pak para."

Reinhold Robbe, i ngarkuari i qeverisë gjermane për ushtrinë Reinhold Robbe.

Qeveria vazhdon të këmbëngulë me forcë kundër heqjes së shërbimit ushtarak të detyruar. Reinhold Robbe, i ngarkuari i qeverisë gjermane për ushtrinë Reinhold Robbe.

Problemi i padrejtësisë, apo i mungesës së barazisë në lidhje me shërbimin ushtarak është një çështje me të cilën u duhet të merren shpesh edhe gjykatave. Megjithatë numri i përkrahësve të shërbimit ushtarak të detyruar në radhët e politikës, mbetet i madh. Ata thonë se një ushtri profesionale do të ishte shumë më e shtrenjtë dhe nuk do të ishte kaq e lidhur me shoqërinë.

I ngarkuari i qeverisë gjermane për ushtrinë Reinhold Robbe, thotë se heqja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm "do të kishte pasoja rrënjësore për ushtrinë, mbylljen e vendeve të punës, të kazermave dhe madje edhe eliminimin e shërbimit civil."

Gjermania pra nuk po e ndjek ende shembullin e Fracës, Holandës apo Spanjës, të cilat e kanë shfuqizuar shërbimin e detyruar ushtarak. Dhe për sa kohë Gjykata Kushtetuese Gjermane nuk do ta quajë si antikushtuese praktikën e sotme të rekrutimit, një pjese të të rinjve gjermanë do t'u duhet të vazhdojnë të bëjnë betimin.

Autor : Nina Werkhäuser / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama



  • Data 22.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IWHY
  • Data 22.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IWHY