1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Detaje të reja nga rënia e Ceauseskut

Edhe 25 vjet pas rrëzimit të diktaturës komuniste në Rumani, shumë gjëra nuk dihen. Arbat Schöczi ka botuar tani një libër, i cili nxjerr në pah disa gjëra.

Kur në vitin 1989 shkatërroheshin një pas një diktaturat komuniste në Lindje të Evropës, diktatori rumun Nicolae Ceausescu dukej se e kishte siguruar paprekshmërinë e tij. Në fillim të viteve 1970 ai e kishte organizuar shtetin sipas modelit të Koresë së Veriut. Pozicionet kyçe në Partinë Komuniste dhe në shtet i kishte zënë me anëtarë të familjes, apo me njerëzit më lojalë. Bashkëshortja e tij Elena ishte zëvendëskryeministrja e parë, djali Nicu ishte planifikuar si "trashëgimtar" i tij. Policia famëkeqe Securitate dukej e pathyeshme.
Radiot dhe televizionet e huaja ishin mundësia e vetme që Rumania të mësojë se çfarë po ndodh në vend dhe në vendet e tjera komuniste. Radio Free Europe, Voice of America, BBC dhe DW kanë qenë zyrtarisht të ndaluara, por janë dëgjuar në forma sekrete. Gjithnjë e më shpesh në programin në gjuhën rumune janë lexuar letra të shkruara nga njerëz të dëshpëruar totalisht - të cilët bënin përpjekje të iknin jashtë vendit.

"Revolat fetare shndërrohen në politike"

Një prej të rrallëve, të cilët ngritën zërin kundër politikës së Ceausescut, ishte prifti i reformuar Laszlo Tëkes në Temishvari. Si pjesëtar i minoritetit hungarez në Rumani ai kritikonte gjatë ligjëratave të tij fetare "sistematizimin" e vendit. Ceausescu i kishte shkatërruar 7000 fshatra, me qëllim që të ndërtojë qendra të mëdha bujqësore. Në këtë mënyrë u shkatërrua praktikisht fshatarësia. Tëkes shumë shpejt e kuptoi se në këtë mënyrë cënohet edhe ekzistenca e minoritetit hungarez. Pakënaqësitë e tij i ka shprehur edhe në një intervistë të bërë nga dy gazetarë kanadezë dhe mbajtur sekret deri në verën e vitit 1989, kur u emetua në televizionin hungarez.

Ceausescu u ekzekutua me 25 dhjetor

Ceausescu u ekzekutua me 25 dhjetor

Kjo intervistë shqetësoi tejmase krerët partiakë në Rumani. Raportet edhe ashtu të ngarkuara historike mes Rumanisë dhe Hungarisë u tendosën edhe më shumë. Ceausescu kritikoi Budapestën për komplot dhe vendosi që Tëkesin ta largojë nga Temishvari. Me 15 dhjetor u mblodhën qindra njerëz para shtëpisë së priftit për ta mbrojtur nga Securitate. Solidariteti u përhap edhe në vendet e tjera, që përfundoi në një kryengritje kundër diktatorit. "Një protestë me motive feje u shndërrua në protestë politike gjithërumune", thotë Radu Preda, profesor i teologjisë dhe drejtor i Institutit rumun për studimin e komunizmit IICMER.

Shtatë raketa të drejtuara kundër Hungarisë

Intervista me Tëkes ëshë organizuar nga gazetari hungarezo-kanadez Arpad Szëczi. Në librin e tij "Timisoara - The Real Story Behind the Romanian Revolution", Szëczi përshkruan se si është bërë kjo intervistë. Botimi i tretë i librit, në gjuhën angleze dhe hungareze, i përkthyer tani edhe në rumanisht dhe i prezantuar në Temishvar, ka shkaktuar reagime të shumta kundërthënëse në Rumani. Pas hulumtimeve të shumta në arkivat e shërbimeve sekrete në Rumani dhe Hungari, autori ka gjetur informacione, që botohen për herë të parë: Ceausescu kishte urdhëquar armatën në pjesët perëndimore që të drejtojë raketat kundër Hungarisë, me qëllim që të godasë në rast të ndonjë ndërhyrjeje.

Gazetari Arpad Szöczi

Gazetari Arpad Szöczi

Szëczi, i cili aktualsisht jeton në Berlin si gazetar i TV, shpjegon për DW edhe detajet: "Këto informacione për raketat i ka regjistruar një oficer i shërbimeve sekrete hungareze. Ato i ka konfirmuar edhe kryeministri i atëhershëm hungarez Miklos Nemeth". Burimet hungareze thonë se fjala ishte për raketa të prodhimit kinez, të cilat Rumania i kishte blerë përmes ndërmjetësuesve arabë. Objektivi: centrali atomik hungarez në Paks. Nemeth (kryeminstër në peridhën 1988-1990) ishte një prej figurave kyçe në periudhën e ndryshimeve dhe rënien e perdes së hekurt. Ai i ka konfirmuar këto të dhëna në bisedën me Szëczi. Shkatërrimi i këtij centrali do të kishte pasoja të ngjashme me ato të katastrofës së Çernobilit me 1986. Nemeth kishte biseduar në atë kohë me udhëheqësinë polake dhe presidentin e Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov për mundësitë e largimit të Ceausescut nga pushteti. Ai kishte kontaktuar edhe gjeneralin rumun Victor Stanculescu, i cili ka luajtur rol vendimtar në rrëzimin e Ceausescut.

Agjentët hungarezë në Rumani

Autori ka zbuluar se shërbimi sekret hungarez kishte dërguar në Rumani edhe dhjetëra agjentë në vitin 1989, njëri prej tyre me qëllim që të mbrojë priftin Tëkes. Interesante është që Szëczi deri tani nuk ka gjetur asnjë informacin të këtillë në arkivat e Securitate. Duket se aksionet kundër Tëkes kanë qenë kaq sekrete, saqë nuk janë mbajtur as shënime. "Asnjë fjalë nuk ka as për sulmin me 2 nëntor të vitit 1989 kundër Tëkes nga katër persona të maskuar dhe të armatosur me thika. Besohet se ata kanë qenë agjentë rumunë", thotë Szëczi.
Libri i autorit hungarez Arpad Szëczi, në gjuhën rumune, do të prezantohet në Temishvar me 19 dhjetor. Ai pasqyron fillimin e rrëzimit të përgjakshëm të diktaturës komuniste. Vlerësohet se gjatë trazirave janë vrarë mbi 1000 persona. Me 22 dhjetor 1989 Nicolae Ceasescu dhe gruaja e tij Elena kanë ikur nga Bukureshti me një helikopterr. Por të njëjtën ditë janë arrestuar dhe me 25 dhjetor janë ekzekutuar.