1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deri ku kanë shkuar hetimet për trafikim organesh?

6 Korrik 2011

Në krye të ekipit për hetimin e njoftimeve për trafikim organesh njerëzore gjatë luftës së Kosovës do të jetë një "prokuror i lartë evropian", bëhet e ditur në Bruksel. Dëshmitarët duhet të mbahen jashtë Kosovës.

https://p.dw.com/p/11pop
Shtëpia e verdhë në fshatin Gurre afër Burrelit
Shtëpia e verdhë në fshatin Gurre afër BurrelitFotografi: DW/Mimoza Dhima

Emri i personit që do të prijë ekipin për hetimin e pohimeve nga raporti i Dick Martyt, për krime dhe trafikim me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, ende mbetet sekret. Ndërkohë që Eulexi po punon me intensistet të shtuar për gjetjen dhe mbrojtjen sa më të mirë të dëshmitarëve, pohojnë burime diplomatike në Bruksel. Sipas këtyre burimeve, vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të mendimit se dëshmitarët për këto pohime duhet të strehohen jashtë Kosovës, për shkak të mundësisë së presioneve ndaj personave që duhet të dëshmojnë në proceset për krime lufte.

Vendet që kanë njohur Kosovën si shtet kanë refuzuar kërkesën e Serbisë që për hetimin e pohimeve nga raporti i Dick Martyt, të krijohet një komision me mandat dhe nën drejtimin e OKB-së. Kërkesën e Serbisë e kanë kundërshtuar në radhë të parë Franca, Britania e Madhe Gjermania dhe SHBA-ja, me shpjegimin se në KS të OKB nuk mund të arrihet marrëveshje për çështje të tilla. Por të gjitha vendet e BE-së janë dakord për krijimin e komisionit të posaçëm për hetimin e pohimeve për krime.

Dick Marty , deputet i Parlamentit Evropian
Dick Marty , deputet i Parlamentit EvropianFotografi: AP

Burime diplomatike në Bruksel pohojnë se aktualisht po bëhet përzgjedhja e prokurorëve dhe gjykatësve me përvojë, të cilët duhet të merren me këto akuza. Diplomatët evropianë thonë se ndër kandidatët për drejtues të ekipit është edhe ish - kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte. Një pjesë e madhe e ekipit do të jetë e vendosur në Bruksel, në mënyrë që të mos konfrontohet me presionet e palëve në terren. Ndërsa në Kosovë dhe vendet tjera do të jenë ekspertët dhe hetuesit. Hetimet e Eulexit sipas akuzave për trafikim me organe njerëzore kanë filluar në janar të këtij viti. Zëvendësshefi i Eulexit Andy Sparks pohon se "Eulexi është plotësisht i aftë për zhvillimin e hetimeve dhe përpunimin adekuat të të dhënave". Sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve, ai tha se në këtë segment nuk do të bashkëpunohet me autoritetet e Kosovës". Megjithatë, bashkëpunotrët e ngushtë të shefes së diplomacisë Evropiane, Catherine Ashton thonë se përfaqësuesit evropian në Kosovë kanë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe autoritetet tjera kosovare. Proceset eventuale gjyqësore duhet të zhvillohen në Prishtinë.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama