1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Deri ku ka arritur zgjerimi i BE-së

Komisioni Evropian prezanton sot raportin vjetor për gjendjen e bisedimeve të pranimit me Turqinë dhe vendet e Ballkanit. Si është puna me zgjerimin? Cilat kushte duhet të përmbushin kandidatët?

default

Kush pranohet në BE, duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagës.

Këto u formuluan në vitin 1993 nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive në takimin e nivelit të lartë në Kopenhagë, prej nga morën dhe emrin. Sipas tyre kusht i rëndësishëm për pranimin e një vendi në BE është "Stabiliteti institucional si garanci për rendin demokratik dhe shtetin juridik, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe kujdesin për mbrojtjen e pakicave."

EU Olli Rehn

Komisari i zgjerimit Olli Rehn

Krahas kësaj vendet duhet të kenë aftësi funksionuese në ekonominë e tregut dhe duhet të përballojnë konkurencën mbarëevropiane. Ato duhet të marrin në duar detyrimet e Bashkimit Evropian dhe t`i kthejnë objektivat e tij në objektiva të vetes. I bëjnë apo jo vendet detyrat e shtëpisë, kontrollohet nga Komisari i zgjerimit Olli Rehn. Në periudha të caktuara ai prezanton raportet e progresit. Në to ai jep nota si kjo:

"Turqia ka vazhduar reformat e saj politike, por tempoja e tyre ka rënë vitin e fundit."

Kështu tha Olli Rehn para një viti. Katër vjet më parë filluan zyrtarisht bisedimet e pranimit me Turqinë.

Që prej asaj kohe bisedimet po stërzgjaten.

Kroacia është duke pritur me nerva të tendosura. Bisedimet e pranimit u ndërprenë për muaj të tërë për shkak të grindjeve kufitare me Slloveninë, vend anëtar i BE-së.

Por në fillim të këtij muaji ndodhi kthesa:

"Ne zhvilluam një takim për çështjet kufirit, në të u arritën përparime të rëndësishme në drejtimin e duhur."

Flagge Albanien und EU

Shqipëria aspiron për statusin e kandidatit

Një marrëveshje që bazohet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë, thotë ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt. Së bashku me të filluan bisedimet e ndërprera të pranimit të Kroacisë. Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm bisedimet mund të përfundojnë dhe qeveria kroate shpreson që në vitin 2011 të bëhet pranimi në BE.

"Ky është një sinjal jo vetëm për kroatët, por edhe për gjithë rajonin."

Një sinjal, që tregon se procesi i zgjerimit vazhdon. Maqedonia është tashmë zyrtarisht vend kandidat, megjithëse bisedimet nuk kanë filluar ende. Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje. Islanda, e cila që prej krizës ekonomike është duke flirtuar me pranimin në BE, që prej krizës ekonomike, mund të largohet nga linja e vendeve pritësë.

Bllokada sllovene kundër Kroacisë tregoi, se kush është tashmë anëtar i BE-së, ka shumë mundësi që t`i lërë vendet e reja përjashta. Pranimi në bisedime, përfundimi i tyre, çdo etapë e ndërmjetme e bisedimeve, çdo hap kërkon të aprovohet në unanimitet nga 27 vendet.

Autor: Andreas Reiter/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K61o
  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K61o