1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Deputetët grevistë në Kuvendin e Shqipërisë shpresojnë tek reflektimi i dy partive të mëdha

Flet për Deutsche Welle, kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, njëri nga 10 deputetët që prej 8 ditesh është në grevë urie në sallën e parlamentit.

default

Intervista

DW: Zoti Ndoka, si është gjendja e grevistëve sot në ditën e tetë?

Ndoka: Në përgjithësi është e rënduar, ndërkohë që disa prej kolegëve kanë dhe komplikacione serioze. Kjo vjen dhe nga sëmundje kronike që ata kanë patur para se të ngujohen këtu në sallën e parlamentit. Por ajo që është karakteristike për të gjithë ne është këmbëngulja për të rezistuar, për të duruar gjithëshka deri sa të plotësohet misioni i grevës tonë. Ka vendosmëri për ti shkuar asaj deri në fund.

DW: A ka përpjekje për negociata, për të arritur një kompromis që do ti kënaqë të gjitha palët?

Ndoka: Për fat të keq përfaqësuesit e politikës së vjetër, dy drejtuesit e partive të mëdha nuk po japin shenja për kompromis, por ata po bëjnë të kundërtën duke dezinformuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar. Kjo është e rrezikshme. Ata nuk kanë vendosur kontakte dialogu, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana jonë. Ata po qëndrojnë "në bunkerë" duke mbrojtur një projektkod që është mjaft problematik për demokracinë në Shqipëri.

DW: Po nëse dy partitë e mëdha, PD dhe PS, vazhdojnë të procedojnë duke e diskutuar në parlament projektin e tyre dhe duke e votuar, cili do të jetë qëndrimi juaj?

Ndoka: Ky do të ishte një provakacion i rëndë ndaj grevistëve, ndaj kolegëve të tyre. Prononcimet e shefit te OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Robert Bosch, konstatimet se projektkodi ka nevojë për përmirësime dhe se duhet të vazhdojë dialogu, na japin shpresë që dy partitë e mëdha mund të reflektojnë në qëndrimet e tyre. Ai përmendi faktin se duhet gjtihëpërfshirrje në këtë proces, ndaj le të shpresojmë se dicka do të lëvizë pozitivisht, për një zgjidhje me kompromis për krizën.



  • Data 17.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fwkh
  • Data 17.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fwkh