1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Deputetët gjermanë të dyzuar në lidhje me Serbinë

Qeveria gjermane e ka përshëndetur siglimin e MSA-së me Serbinë dhe i ka premtuar kësaj mbështetje dhe partneritet. Politikanë gjermanë të opozitës janë kritikë ndaj këtij lëshimi të bërë ndaj Serbisë

default

Rajhstagu në Berlin

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Valter Shtajnmajer (Frank Walter Steinmeier) e përshëndeti të martën, 29.06., nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Serbinë. "Me këtë Bashkimi Evropian e përforcoi edhe një herë se e ardhmja e Serbisë është në Evropë", tha Shtajnmajer me anë të një deklarate për medie. BE-ja dhe Gjermania i qendrojnë Serbisë në krah si partnerë, thuhet mes të tjerash në deklaratë.


Deputetët e partive qeveritare kanë reaguar në të njëjtën linjë. Detlef Dzembritzki, nga partia socialdemokrate gjithashtu e përshëndeti këtë hap: "Është një sinjal që tregon shumë qartë që Bashkimi Evorpian dëshiron ta ketë Serbinë në BE", i tha ai Deutsche Welles.

Peter Vajs (Weiss) nga Unioni Kristian Demokrat tha se ky sinjal ishte më se i nevojshëm për Serbinë e sotme. "Unë shpresoj që zgjedhësit në Serbi do ta interpretojnë këtë vendim ashtu siç duhet", i tha ai DW. "Në se koalicioni që do të dalë nga zgjedhjet do ta kthejë mbrapsht këtë ofertë, atëherë perspektiva ekonomike njerëzve atje do të jetë e errët."

Por politikanë të opozitës, si Rainer Shtiner (Stinner), dyshojnë se kjo strategji e "dhuratave në prag të zgjedhjeve" do të ketë sukses: "Le të kujtojmë rastin, kur Nato për të njëjtat shkaqe i pat ofruar Serbisë programin Partneritet për Paqe. Reagimi në Serbi nuk ishte euforik, por përkundrazi, ata thanë, se Nato-ja vjen tek ne, pra ne nuk kemi përse të ndryshojmë fare. Unë kam frikë se edhe tani kështu do të ndodhë", i tha Shtiner DW. Shtiner mendon se ky lëshim ia ul vlerën BE-së. Ai vetë thotë se Serbisë nuk i duhej ofruar MSA-ja pa u përmbushur kushti i bashkëpunimit të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lute në Ish-Jugosllavi. Deri atëherë, thotë Shtiner, marrëdhëniet me Serbinë duhet të ndërtohen në bazë të parimit të fqinjësisë së mirë.

Edhe Tomas Zilberhorn (Thomas Silberhorn) nga simotra e kristdemokratëve, UnioniKristiansocial (CSU) është i shqetësuar për imazhin e BE-së. "Ne si BE kemi bërë edhe më parë lëshime të njëanshme: Kështu ishte me Bullgarinë dhe Rumaninë, e njëjta gjë po ndodh edhe me Turqinë", ankohet Zilberhorn. "Ne duhet t'imarrim seriozisht kriteret që kemi vendosur, sepse përndryshe po rrezikojmë të humbasim besueshmëri."

Angelika Ber (Beer), deputete e të gjelbërve në parlamentin evropian, e sheh humbjen e besueshmërisë së BE-së edhe në faktin, që Serbisë iu ofrua MSA-ja para Bosnjë-Hercegovinës. "Bashkimi Evropian i vuri në pikëpyetje parimet e tij. I ishte premtuar Bosnje Hercegovinës që sapo të jetë realizuar reforma policore do tëofrohej MSA/ja, BE/ja ka përdorur tani pretekste për ta shtyrë këtë ratifikim deri sa të mbarojnë zgjedhjet në Serbi, ndërkohë që MSA/ja iuofrua Serbisë pa përmbushur kushtet", tha Ber Deutsche Welles.

Gjithsesi, që të gjithë deputetët gjermanë thonë se e ardhmja e Serbisë është në Evropë dhe shpresojnë që kjo perspektivëtë gjejë shprehjen e saj edhe në votën e serbëve më 11 maj.

  • Data 30.04.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dqt3
  • Data 30.04.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dqt3