1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deputetët dhe të ardhurat e tyre nga punët part-time

Transparency International ka kohë që kritikon punët part-time të deputetëve si ligjërues, pjesëtarë bordesh mbikëqyrëse apo si konsulentë firmash e koncernesh.

Deputetët gjermanë nuk arritën në një emërues të përbashkët në lidhje me mosmarrëveshjet për më shumë transparencë për të ardhurat e deputetëve nga punët part-time. Koalicioni i partive CDU dhe FDP që e kundërshton modelin për një transparencë më të madhe të propozuar nga SPD arriti që të enjten (25.10.) të merrte më shumë vota në Komisionin Ligjor. Ky qëndrim ka kohë që kritikohet nga Transparency International.

Gjermania e ka nënshkruar Konventën e OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC) në vitin 2003, por nuk e ka inkuadruar atë në ligjislacionin gjerman.

Die Vorsitzende der Transparency International Deutschland e.V., Sylvia Schenk, sitzt am Dienstag (17.11.2009) in Berlin während einer Pressekonferenz zur Vorstellung des Korruptionsberichts 2009 neben dem Geschäftsführer von Transparency International Deutschland, Christian Humborg. Beide verwiesen auf das Risiko für Korruption durch die Wirtschaftskrise. Foto: Alina Novopashina dpa/lbn +++(c) dpa - Report+++

Christian Humborg

Për këtë arsye aktualisht ndikimi që mund të ushtrohet ndaj deputetëve përmes ryshfeteve, ofrimit të kontratave si konsulentë apo punë fitimprurëse part-time kalon pothuajse pa asnjë lloj pasoje, thotë Christian Humborg, drejtor i Transparency International për Gjermaninë: "Ky është turp për një shtet demokratik si Gjermania."

Vështirë t'i dëshmohet dikujt mitmarrja

Që nga viti 1994 në Gjermani ka vetëm një nen, ai 108e i Kodit Penal, që parashikon dënim për blerjen ose shitjen e drejtpërdrejtë të votës së një deputeti apo përfaqësuesi të zgjedhur në një post zyrtar. Një vepër e tillë dënohet me gjobë ose me heqje lirie deri në pesë vjet. Por për këtë duhet që të vërtetohet se një anëtar i parlamentit ka marrë para përpara votimit. Në nivelin e deputetëve të parlamentit një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur të vërtetohet asnjëherë. Në nivelet më të ulta është regjistruar deri tani një rast i vetëm: një anëtar i Këshillit Bashkiak në Neuruppin është vertetuar se ka marrë një kredi, në këmbim të mbështetjes që dha për një projekt për ndërtimin e një hoteli. Në gjashtë raste të ngjashme po zhvillohen hetime në landin NRW, ku disa zyrtarë akuzohen për korrupsion, tregon Christian Humborg nga Transparency International.

Deputetët dhe veprimtaritë e tyre part-time

Ka vite që në Gjermani kritikohen publikisht punët part-time që bëjnë deputetët, p.sh. si pjesëtarësh bordesh drejtuese a mbikëqyrëse, si konsulentë firmash e koncernesh apo duke mbajtur ligjërata. Sipas organizatës "abgeordnetenwatch.de" që nga viti 2009 anëtarët e Bundestagut kanë fituar me punë të tilla të paktën 22,5 millonë euro.

Sipas ligjit të gjithë anëtarët e parlamentit janë të detyruar ta njoftojnë kryetarin e parlamentit për veprimtari të tilla. Pikërisht këto raporte ka marrë në shqyrtim organizata "abgeordnetenwatch.de". E pra 193 prej 620 deputetëve gjermanë ushtrojnë zyrtarisht veprimtari të ndryshme part-time. "Për ndikim në kuptimin e ryshfetit mund të flitet, nëse të ardhurat që ka një deputet prej veprimtarive part-time janë shumë më të larta se rroga si deputet," - thotë Gregor Hackmack i "abgeordnetenwatch.de".

Zyrtarët dhe nëpunësit civilë në Gjermani nuk mund të pranojnë si dhuratë as edhe një stilolaps, e jo më gjëra të tjera më të mëdha. Për ta ekzistojnë prej disa vitesh ligje të rrepta. Kurse për deputetët jo.

Praktika ndërkombëtare

Në vende të ndryshme për veprimtaritë part-time të deputetëve ka rregulla të ndryshme. Në SHBA kongresmenët dhe senatorët duhet ta bëjnë publike gjithçka. Të gjitha pasuritë, burimet, të gjitha borxhet dhe madje edhe kur i fton dikush për drekë apo darkë. E njëjta gjë vlen edhe për bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Në Britaninë e Madhe, kontrollohet çdo gjë që kalon një për qind të të ardhurave si deputet. Në Spanjë deputetët nuk mund të punojnë për kompani që marrin kontrata nga shteti. Në Itali, zyrtarëve të lartë qeveritarë nuk u lejohet të drejtojnë gjatë kohës që kanë këtë post, ndonjë biznes tjetër. Estonia e ndalon kategorikisht pjesëmarrjen e deputetëve në bordet mbikëqyrëse. Kurse anëtarët e Komisionit të BE-së nuk kanë të drejtë të ushtrojë asnjë lloj veprimtarie part-time.