1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deputetët evropianë diskutojnë dy raportet për Shqipërinë dhe Kosovën

7 Korrik 2010

Diskutimet e sotme në Parlamentin Evropian u bënë në bazë të raporteve të përgatitura nga Nikolaos Chuntis për Shqipërinë dhe Ulrike Lunacek për Kosovën.

https://p.dw.com/p/ODcJ
Parlamenti Evropian në Strazburg.
Parlamenti Evropian në Strazburg.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Diskutimi në seancën plenare filloi me Komisionerin e zgjerimit, Stefan Füle. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë: "Mosmarrëveshjet midis qeverisë dhe opozitës krijojnë shqetësime. Të dy palët duhet të kthehen në dialog konstruktiv. Udhëzimet tona duhen ndjekur, duke patur parasysh zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2011." Ai kërkon reforma dhe përshëndet hapat për lehtësimin e vizave. "Shqipëria duhet të ketë një sistem të pavarur juridik, duhet të luftojë korruspionin dhe krimin e organizuar dhe të gjejë kapacitetet e duhura hetimore dhe gjygjësore," kërkon Komisioneri.

Diskutimi në seancën plenare filloi me Komisionerin e zgjerimit, Stefan Füle.
Diskutimi në seancën plenare filloi me Komisionerin e zgjerimit, Stefan Füle.Fotografi: picture alliance / dpa

Ai i kthehet mediave dhe lirisë së shtypit, për të cilat mendon se "duhet të bëhet më shumë". Reformimi i mediave duhet të bëhet deri në fund, duhet të vendoset transparenca në pronësinë e mediave dhe ndikimi që ushtrohet mbi gazetarët "krijon shqetësim". Probleme të tjera ekzistojnë për Fülen, me strategjinë që duhet ndjekur për reformimin e sektorit publik. Duhet bërë më shumë kundër dhunës në familje dhe trafikut të njerëzve.

Sa i përket Kosovës: Kosova mbetet prioritet i BE-së. Përkrahja e Parlamentit Evropian është shumë e rëndësishme tani, para se Gjykata Ndërkombëtare të japë gjykimin. Vendet e BE-së janë të bashkuara në angazhimin e tyre për Kosovën. Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e pespektivës evropiane për Kosovën, si pjesë e gjithë rajonit. "Ne kemi bërë përparime në Kosovë. Këshilli i Evropës, na ka kërkuar që të bëjmë hapa të tjerë në bisedimet me Kosovën, duke iu përshtatur asaj që është duke ndodhur në të gjithë rajonin."

Hapa përpara janë bërë në politikën e vizave. "Këshilli i BE është dakord, që Kosova të marrë lehtësimet e vizava kur të ketë plotësuar kushtet. Për këtë Komisioni është duke punuar me autoritetet në Kosovë", thote Stefan Füle.

Hannes Swoboda (SPO)
Hannes SwobodaFotografi: DW

BE do të arrijë një marrëveshje tregtare me Kosovën. Kosova do të marrë pjesë në programin IPA të bashkëpunimit së bashku me Shqipërinë, vitin tjetër Malin e Zi dhe vende të tjera të rajonit.

Para se të mbyllë fjalimin e tij, Komisionari Füle i kthehet edhe një herë Shqipërisë, duke kujtuar se zhbllokimi i krizës duhet bërë "duke patur parasysh raportin që Komisioni do të përpilojë në vjeshtë për Shqipërinë."

Ja disa nga pikëpamjet e hedhura nga parlamentarët evropianë mbi dy raportet për Shqipërinë dhe Kosovën:

Bernd Posselt, EPP, "Demokracia kosovare eshtë një histori suksesi" ndaj Kosova nuk duhet të destabilizohet nga jashtë për shembull me plane për ndarjen e Kosovës. Kurse deputeti Chares Tannock, konservator ka kërkuar edhe 10 vjet më parë ndarjen e Kosovës. Kjo mbështetet nga Serbia por nuk pranohet nga politikanët evropianë, përmend ai sot. Bela Kovacs nga Hungaria, shfrytëzon rastin të kërkojë autonomi territoriale për Barackën veriore, në Serbi ku jeton pakicë hungareze. Kurse Jelka Kacin, kujton incidentin e fundit ndaj Mileticit, që e quajti "sulm ndaj demokracisë".

Bernd Posselt CSU Europaparlamentarier
Bernd PosseltFotografi: picture-alliance/ dpa

Libor Roucek, S&D, kërkon ngritjen e një komisioni që të përpunojë ndryshimin e sistemit të zgjedhjeve në Shqipëri, para zhvillimit të zgjedhjeve lokale vitin të ardhshëm. Megjithë përparimet e arritura në çështjen e pronës në këtë sektor ka një pjesë të mirë ekonomie të zezë dhe gri. Marietje Schaake, nga liberalët kujton se në takimin e përbashkët plenar me parlamentin shqiptar, deputetët shqiptarë shfrytëzuan rastin të luftonin njëri tjetrin. "Ata dëmtuan kështu imazhin e vendit. Kjo nuk i sjell shqiptarët më afër Evropës".

Nikolaos Chountis, kërkon pranimin e Ballkanit perëndimor në BE sepse kjo siguron garanci dhe mirëqënie për qytetarët por edhe për vendet.

Bastian Belder, nga fraksioni "Liri dhe Demokraci" flet i shqetësuar për gjakmarrjen në Shqipëri. 60 deri 70 vetë ndodhen të ngujuar në shtëpi, 60 vrasje për gjakmarrje pati vitin e kaluar. Ndaj ai shtron pyetjen "a bën qeveria shqiptare sa duhet për të luftuar gjakmarrjen?"

Libor Rouček im Wahlkampf
Libor RoučekFotografi: Gerald Schubert

Judith Sargentini, nga Aleanca e lirë evropiane, kujton politikanët në Shqipëri se më shumë rëndësi se grindjet e tyre kanë rëndësi tema si trajtimi i barabartë i gruas, mbrojtja e homoseksualëve dhe lezbikeve, mbrojtja e njerëzve me aftësi të kufizuara. Në këto fusha mund të bëhen shumë.

Nirj Deva, nga konservatorët i kthehen argumentave të vjetra dhe mendon se Kosova nuk duhet të njihet si e pavarur. Po ashtu Takis Hadjigeorgiu, kritikon pozicionet e ndryshme evropiane lidhur me Kosovën dhe i kthehet rezolutës 1244 të KS. Edhe Andreas Mölzer thotë, pavarësia e Kosovës është shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Hannes Swoboda, S&D, kërkon dialog midis Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të pranohen në BE mbase së bashku. Ai lutet "që të përjetojë një herë që zgjedhjet në Shqipëri të mos kontenstohen por që të pranohen nga të dyja palët".

Nikolaos Salavrakos, nga fraksioni "Liri dhe Demokraci" i PE: "Ne përkrahim pranimin e Shqipërisë, por e rëndësishme që disa të drejta të pakicave të zbatohen, kryesisht të drejtat e pakicës greke, si në çështjet e gjuhës, fesë. etj".

Lorenzo Fontana, "Europa e lirisë dhe demokracisë", kujton se evropianizimi po kërkohet më çdo kusht dhe për vende që nuk kanë vokacion evropian, si për shembull Shqipëria, e cila është larg normave evropiane. Liberalizimi i vizave mund të çojë në futjen e forcave të reja të punës në BE, dhe kjo nuk mund të ketë ndikim të mirë në vendet evropiane me papunësi të lartë, për më tepër nëse njerëzit vijnë nga një vend islamik. Kjo nuk i përshtatet Evropës.

Autor: Aida Cama