1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Synohet të shmanget korruptimi

Wolfgang Dick / Elert Ajazaj16 Tetor 2012

Deputetë të Bundestag-ut janë të detyruar t'i tregojnë të ardhurat e tyre shtesë vetëm në vija të trasha. Dënimet për korrupsion ata gati s'kanë nevojë t'i druajnë. Kjo synohet të ndryshojë tani me ligje më të rrepta.

https://p.dw.com/p/16Qif
Fotografi: granata68/Fotolia

Vërtet Gjermania e ka nënshkruar në vitin 2003 Konventën e OKB-së kundër korrupsionit (UNCAC), por nuk e ka zbatuar në ligje të saj. Të ndikuarit mbi deputetët nëpërmjet pagesave, kontratave të këshillimit apo punëve fitimprurëse shtesë pa kontribute reale në këmbim, mbetet gati pa pasoja, mendon drejtori i Transparency International-it në Gjermani, Christian Humborg: "Kjo është turp për një shtet demokratik si Republika Federale." Transparency International u themelua në 1993-shin nga një ish-drejtor i Bankës Botërore, për të luftuar korrupsionin. Organizata joqeveritare e nisi veprimtarinë e saj në Berlin në vitin 2001.

Korruptimi gati i pavërtetueshëm

Në Gjermani prej vitit 1994 vetëm neni 108e i kodit penal e dënon blerjen apo shitjen e drejtpërdrejtë të votës së një mbajtësi mandati. Kërcënojnë gjoba deri dënime me pesë vjet burg. Mirëpo për këtë duhet të vërtetohen pagesat për një anëtar parlamenti në përgatitje të votimit. Deri tani kjo nuk është arritur as një herë të vetme në nivel federate. Vetëm një anëtari të këshillit bashkiak në Neuruppin është arritur t'i provohet vepra penale e pranimit të një huaje, për të miratuar në këmbim një projekt hoteli. Në gjashtë raste të ngjashme po hetohet për korrupsion në Renani Veriore - Vestfali, bën të ditur Christian Humborg i Transparency International-it.

Prandaj prokurorë udhëheqës, Gjykata e lartë federale dhe vetë sipëmarrje gjermane eksporti shtyjnë me ngulm për hartimin e një ligji kundër korruptimit të deputetëve, për të qenë të besueshëm dhe të drejtë në sytë e botës ndërkombëtare. Kjo sepse deri tani të gjitha rastet e të ashtuquajturave "shpërblime falënderimi" për deputetët apo për persona të tretë nuk ndiqen penalisht. Pra, në qoftë se paguhen para pasi një mbajtës mandati ka votuar në favor të dhënësve të parave, nuk supozohet lidhje midis pagesës dhe të ndikuarit [mbi deputetin]. Edhe shumë dhurata e ftesa konsiderohen deri tani si dhuratëza krejt legale, të cilat janë në përputhje me "zakonet parlamentare". "Rregullimet e deritanishme të lirshme përfshijnë mijëra mbajtës mandatesh, të cilët nuk janë dënuar për sjellje në kundërshtim me normat shoqërore", plotëson Christian Humborg. Drejtori i Transparency Deutschland tërheq vëmendjen te fakti që sot ndodh shumë rrallë që të vihen mbi tryezë kartëmonedha. Më tepër ushtrohet ndikim nëpërmjet posteve fitimprurëse në bordet mbikëqyrëse, kontratave të këshillimit apo ofertave të tjera për punë, thotë Humborg.

Në foto, Christian Humborg
Në foto, Christian HumborgFotografi: picture-alliance/dpa

Punët ndihmëse i bëjnë deputetët me pika të dobëta

Prandaj prej vitesh kritikohen publikisht veprimtaritë ndihmëse të deputetëve. Sidoqoftë, prej vitit 2009 deputetët e Bundestag-ut kanë fituar 22,5 milionë euro nëpërmjet veprimtarive të tyre ndihmëse. Për këtë organizata private "abgeordnetenwatch.de" ka analizuar listat e Bundestag-ut duke kryer edhe llogaritjet e nevojshme.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: fovito/Fotolia