1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Deponimet e Snowden-it do të ishin një katastrofë për marrëdhëniet amerikano-gjermane

Ideja se Edward Snowden mund të deponojë në Gjermani ka ofenduar shumë amerikanë. Nëse kjo ndodh vërtetë, ajo do të jetë një shuplakë në fytyrën e amerikanëve, mendojnë ekspertët e marrëdhënieve amerikano-gjermane.

"Do të jetë një katastrofë për marrëdhëniet amerikano-gjermane, sikur Snowden të vijë në Gjermani dhe të dëshmojë publikisht para Bundestagut." Ajo që dëshiron deputeti gjerman Hans-Christian Strëbele pas takimit të tij të papritur në Moskë me Edward Snowden, do të ishte si për Stephen Szabo nga German Marshall Fund - dhe për administratën e Obamas - një zhgjëndër.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë rënë "në një pikë të thellë dhe spiralja po shkon për poshtë", mendon Szabo. Kjo prirje duhet të ndalet. "Nëse Snowden do të vijë me bekim zyrtar në Gjermani, situata do të përshkallëzohet më tej," paralajmëron eksperti me përvojë.

Stephen F. Szabo

Stephen F. Szabo

Shumë vëmendje në media

Takimi Strëbele - Snowden u shoqërua me vëmendje të madhe në SHBA. Radioja publike, e cila dëgjohet në të gjithë vendin, "National Public Radio" i hapi lajmet me këtë njoftim, CNN dhe televizione të tjerë transmetuan pamje dhe vlerësime nga Moska. Ndërsa në Gjermani Snowden vlerësohet si një person që hodhi dritë në aferat e përgjimit, për shumëkënd në SHBA - veçanërisht për presidentin Obama - ai është një tradhtar.

"Shuplakë në fytyrën e amerikanëve"

Në një intervistë me Deutsche Welle Caitlin Hayden, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, nuk foli direkt për deklaratat e deputetit Strëbele, ose të Ministrit të Brendshëm Gjerman Friedrich që ishte pozitiv ndaj ofertës të Edward Snowden për të deponuar, por ajo theksoi se Snowden vazhdon të ndiqet penalisht dhe duhet të gjykohet në SHBA. Pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do të këmbëngulin për ekstradimin e tij, në rast se Snowden do të qëndronte në Gjermani, ajo nuk iu përgjigj.

Hans-Christian Ströbele dhe Edward Snowden

Hans-Christian Ströbele dhe Edward Snowden

"Nëse kjo do të ndodhë me të vërtetë, ajo do të jetë një shuplakë në fytyrën e amerikanëve, kjo nuk diskutohet", tha me bindje për DW-në drejtori i Institutit Amerikan për Studime Bashkëkohore Gjermane në Universitetin Johns Hopkins, në Uashington, Xhekson Janes. "Është si në rastin e Moskës, kur ajo e mbajti Snowden aty. Kjo do të thotë: Ne nuk ju besojmë juve." Janes e sheh interesin në rritje të qeverisë federale gjermane dhe të parlamentit për deponimet e Snowden - pavarësit se ku mund t'i bëjë ai ato - si votë mosbesimi ndaj administratës Obama.

"Dallimet në vlerat themelore"

Si Xhekson Janes dhe Stephen Szabo mendojnë se marrëdhëniet gjermano-amerikane kanë arritur në pikën e fundit dhe janë madje "edhe më keq se gjatë luftës në Irak," thotë Szabo. "Ne kemi shumë dallime themelore në vlera të tilla si besimi, dhe gjithashtu në konkurrencë ekonomike. Dhe reputacioni amerikan në Gjermani ka disa kohë që shënon rënie të thellë."

Takimin e fundit të ekspertëve të nivelit të lartë gjerman dhe amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Szabo e sheh si një hap i parë të suksesshëm për të rivendosur besimin. "Ne duhet t'u japim gjermanëve siguri të njëjtë si dhe britanikëve, se ata nuk përgjohen," thotë ai. "Qeveria amerikane duhet t'u japë gjermanëve përshtypjen se ata janë një partner i veçantë për ne."

Jackson Janes Johns Hopkins University in Washington

Jackson Janes

Besim dhe vetëmbrojtje

Në mënyrë që në të ardhmen t'u paraprijë zbulimeve si ai i Snowden, Xhekson Janes e këshillon presidentin Obama të ndjekë një "politikë proaktive sqarimi." Kjo mund të ishte bërë shumë më herët, kritikon ai.

Gjermanëve ai u këshillon që nuk është e mjaftueshme të indinjohen për përgjimet masive nga ana e National Security dhe përndryshe të mbështeten tek marrëveshjet dhe deponimet e Snowden-it. "Në perspektivë afatgjatë ne nuk mun ta pyesim zotin Snowden që të na ndihmojë për problemet tona."Gjermanët duhet të forcojnë më tej mekanizmat e tyre mbrojtëse për ta mbrojtur në mënyrë edhe më efektive veten dhe sferën e tyre private jo vetëm kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës."