1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësime dhe kritika për zhvillimet politike në Shqipëri më 2007

Të drejtat e njeriut dhe zhvillimet politike në Shqipëri gjatë vitit të kaluar janë vlerësuar pozitivisht në disa aspekte në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve.

Tirana

Tirana

Kështu është përshëndetur zgjedhja e Presidentit të Republikës në përputhje me Kushtetutën, është vlerësuar fakti që kryeministri Sali Berisha ndaloi gjyqet për shpifje për gazetarët, që nuk pati kufizime në liritë akademike e kulturore, që qeveria korrigjoi problemet e evidentuara nga Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, u përmirësua procesi i mbrojtjes së dëshmitarëve, vënia në pah e pëkushtimit të autoriteteve për ndërtimin e legjislacionit për fëmijët etj.

Por raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konstatuar dhe një sërë kritikash serioze në zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Eshtë konstatuar se korrupsioni mbetet një pengesë madhore për realizimin e reformave. Pikerisht korrupsioni dhe pagesat e ulëta kanë dëmtuar imazhin e policisë, ndërkohë që është përhapur fenomeni i dhënies së rrushfetit nga ana e studentëve për marrjen e provimeve.

Në raportin e Departamentit të Shtetit vihet në dukje se presioni politik ka dëmtuar punën në sistemin gjyqësor, ndërkohë që janë evidentuar raste të keqtrajtimeve të qytetarëve nga policia, e cila ka kryer arrestime arbitrare dhe ka përdorur dhunë fizike dhe psikologjike. Janë dhunuar gjithashtu, sipas raportit, dhe të ndaluar apo të dënuar. Sipas autoriteteve amerikane në Shqipëri mbetet problem prezenca e dhunës në familje, ashtu sic mbetet problem i pazgjidhur dhe prona private. Trafikimi i fëmijëve shqiptarë në Kosovë dhe Greqi për të lypur, apo për shfrytëzim seksual vazhdoi të ishte problem dhe pse numri i rasteve gjatë vitit 2007, sipas raportit, është ulur.

  • Data 12.03.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNTX
  • Data 12.03.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNTX