1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Demonstruesit në Siri qëllohen me armë zjarri

Në Siri nuk ka qetësi. Forcat e sigurisë kanë hapur të martën zjarr kundër demonstruesve në qytetin Homs, rreth 160 kilometra nga Damasku. Më shumë se 20.000 demonstrues kanë protestar edhe një ditë më parë.

default

Protesa masive në Siri

Asnjë ditë nuk po kalon në Siri pa protesta, ndërsa forcat e sigurisë po përgjigjen me dhunë. Aktualisht është shumë vështirë të dihet qartë se çfarë po ndodh, për shkak se informacionet janë kundërthënëse, ndërsa burimet e informacioneve të pasigurta. Vendet ku po zhvillohen protestat po mbahen të rrethuara prej forcave të sigurisë, ndonëse që tani është e qartë se ka viktima në mesin e popullatës civile. Rrjetet e internetit dhe telefonave celularë nuk funsionojnë fare në shumë rajone.

Të paktën 200 të vrarë

Gazetarët e huaj nuk mund të futen në këtë vend ose janë dëbuar nga vendi. Aktivistët e të drejtave të njeriut flasin për të paktën 200 të vrarë prej fillimit të protestave para një muaji. Protestat më të mëdha kohët e fundit po zhvillohen në Homs, në qytetin e tretë nga madhësia në Siri. Atje ka shkallëzuar gjendja të martën në mëngjes. Dëshmitarët okularë njoftojnë se në qendër të qytetit janë mbledhur dhjetëra mijëra kundërshtarë të regjimit. Pasi ata refuzuan të largohen, forcat e sigurisë kanë shtënë me armë zjarri. Deri tani nuk dihet numri i saktë i viktimave. Në Homs ka pasur trazira të rënda edhe gjatë fundjavës së kaluar. Njoftohet për të paktën 17 persona të vrarë.

Ministria: kryengritje e armatosur

Syrien Demonstration Banais

Pasojat e dhunës

Ministria e brendshme e Sirisë flet për një kryengritje të armatosur në vend. Grupe salafiste akuzohen për organizimin e kryengritjes dhe trazirave. Ato janë përfaqësuese të krahut radikal të fesë islame dhe në shtetet arabe shpesh krahasohen me rrjetin terrorist al-Qaida. Në fillim kërkoheshin reforma në vend, ndërsa kohët e fundit po mbisundon kërkesa për rrëzimin e regjimit të presidentit Assad. Eksperti nga Siria Ousama Mujajed shpjegon: "Në fillim ka pasur shumë që mendonin se Assadi është një reformator. Në fakt, ai mendon se reformat mund të bëhen duke shtënë me armë zjarri. Për shkak të dhunës kundër demonstruesve janë shtuar tani zërat që kërkojnë largimin e tërë regjimit të presidentit".

Assadi po humbet besimin

Syrien Präsident Bashar Assad hält eine Rede vor seinem Kabinett in Damaskus

Assadit (s)mund t'i besohet.

Të shtunën ai tha se do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme brenda 48 orësh, por kjo nuk ndodhi. Gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend është në fuqi gati 50 vite me radhë. Gjendja e jashtëzakonshme i bën të mundur Assadit dhe regjimit të tij keqtrajtime dhe burgosjen e njerëzve pa ndonjë proces. Kryetari i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Siri Walid Saffour, mendon se Assadi nuk i mban premtimet e tija.

"3.000 njerëz janë arrestuar në javët e fundit, ndërsa në 11 vitet e fundit në burg janë futur 5.000 vetë. Njerëzit janë zhdukur, ndërsa 250.000 kanë ikur në ekzil. Assadi nuk ka plotësuar as kërkesat më minimale të popullit sirian", thotë ai.

Provokatorët e regjimit

Regjimi edhe më tej pohon se protestat paqësore janë të pranueshme, por jo edhe dhuna. Në fakt provokatorët, grupet e dhunshme dhe snajperistët brenda forcave të sigurisë dhe shërbimit sekret, gjithnjë e më shumë po ushtrojnë dhunë ndaj demonstruesve. Fitohet përshtypja që Assadi ose nuk i ka në kontroll të gjitha focat e veta, ose me qëllim po i toleron vrasjet.

Autor: Ulrich Leidholdt / Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 23.04.2011
  • Autor Ulrich Leidholdt/Bahri Cani
  • Fjalët kyç Siria, dhuna, Assadi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10wl4
  • Data 23.04.2011
  • Autor Ulrich Leidholdt/Bahri Cani
  • Fjalët kyç Siria, dhuna, Assadi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10wl4