1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Demonstrata shkatërrimtare me prapavijë politike

Sulmet vandale të rreth 6000 kundërshtarëve të paradës së krenarisë në frymën e neonazistëve, klerofashistëve, huliganëve dhe ekstremistëve të tjerë nuk ishin demonstrata spontane, por trazira të planifikuara mirë...

default

Vazhdojnë arrestimet e ekstremistëve nëpër Beograd

Profesori i Fakultetit të Beogradit Zoran Dragishiq ka vlerësuar se vetë zgjedhja e caqeve dhe mënyra se si janë sulmuar këto caqe, flet për atë se është fjala për një aksion të organizuar mirë. „Është e dukshme se këta djem, që kanë kryer këto sulme, nuk kanë mundur ta mendojnë vetë këtë. Por ata duhet të dënohen me burgosje shumëvjeçare dhe këtu nuk mund dhe nuk duhet të ketë lëshime", ka thënë Dragishiq.

Serbien Krawalle Homosexualität Homsexuelle Anti Schwulen Proteste

MPB (MUP): Gjatë trazirave janë lënduar 141 persona

Të gjënden ata, që dhanë urdhërin

Megjithatë, shton Dragishiq, tani është më e rëndësishme të zbulohen ata, që dhanë urdhërin në të vërtetë. Ata, që manipulojnë me ata fëmijë. Dhe këtu nuk duhet të ketë lëshim, pa marrë parasysh titujt e tyre akademikë, as karrierat e tyre politike dhe as eventualisht mantelët e veshur. Çfarëdo që janë dhe prej ngado që vinë, ata njerëz paraqesin një rrezik të madh për Serbinë. Ata janë koka e atij gjarpëri, i cili është mbështjellur rreth Serbisë, ka këshilluar Dragishiq, i cili mendon se ndalimi i organizatave ekstremiste nuk do të ndryshonte gjë, meqë shumë prej tyre nuk janë të regjistruara.

Politikologu Pavel Domonji ka një mendim pak më ndryshe. Ai thotë se është i vetëdijshëm se është shumë e vështirë të zbatohet ligji, kur ndonjë organizatë nuk është e regjistruar. "Megjithatë kjo nuk do të thotë se nëse nuk janë të regjistruara, ju nuk mund të pengoni ndikimin e tyre dhe tubimet e tyre. Por në vend nuk ka vullnet politik, që të merret ai hap dhe ai hap as nuk do të ndërmerret, përderisa ideologjia zotëruese është nacionalizmi", ka vlerësuar Domonji, i cili mendon se organizatat ekstremiste nuk lindin vetvetiu egërsisht, por gjithmonë janë frut i luftës së disa agjencive të specializuara në shoqëri.

Serbien Krawalle Homosexualität Homsexuelle Anti Schwulen Proteste

Në radhët e kundërshtarëve të paradës së homoseksualëve ishin edhe disa priftërinj ortodoksë

Edhe pjesë të kishës me ekstremistët

Para mbajtjes së parades se krenarisë nga ana e kishës ortodokse serbe janë dëgjuar deklarata, të cilat do mund të interpretoheshin në mënyra të ndryshme. Në shumë pjesë të qendrës se Beogradit së bashku me kundërshtarët e paradës ka pasur edhe disa priftërinj ortodoksë. Teosociologu Mirko Gjorgjeviq thotë se pjesë të kishës kanë ndikim të madh tek ekstremistët.

"Dhe që fatkeqësia të jetë më e madhe, një pjesë e madhe e opinionit laik, i cili njihet në grupimet nacionaliste i referohet kishës, ndërsa kisha nuk distanochet prej tyre dhe këtu është rreziku i madh. Disa pjesë të kishës janë sponzorizuese të tyre, apo të paktën u ofrojnë logjistikë shpirtërore këtyre ekstremistëve", thotë Gjorgjeviç.

Arrestimet e ekstremistëve nëpër Beograd vazhdojnë e sipas deklaratave kështu do të jete edhe në ditët në vijim. Por vetëm represioni nuk do të jetë i mjaftueshëm, përderisa ai nuk do të shoqërohet me masa për shërimin e shoqerisë në Beograd, e cila duket se është zhytur thellë në ekstremizëm dhe dhunë.

Serbien Krawalle Homosexualität Homosexuelle Anti Schwulen Proteste FLAsh-Galerie

Pjesëmarrësit e paradës së krenarisë në Beograd

Autor: Dinko Gruhonjiq/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 11.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pba5
  • Data 11.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pba5