Demonstrata kundër Putinit në Rusi - ″Korrupsion, gënjeshtra dhe dështime″ | Bota | DW | 21.03.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Demonstrata kundër Putinit në Rusi - "Korrupsion, gënjeshtra dhe dështime"

Mijëra vetë demonstruan në disa qytete të Rusisë kundër politikës ekonomike të qeverisë dhe për më shumë liri politike.

Protestuesit në Moskë mbajnë në dorë fotografinë e Kryetarit të Bashkisë dhe kërkojnë largimin e tij.

Protestuesit në Moskë mbajnë në dorë fotografinë e Kryetarit të Bashkisë dhe kërkojnë largimin e tij.

Në më shumë se 50 qytete të Rusisë, disa mijëra vetë demonstruan ditën e shtunë (20.3.) kundër politikës së kryeministrit Wladimir Putin dhe partisë së tij "Rusia e Bashkuar". Partitë politike, iniciativat qytetare dhe organizatat shoqërore protestuan kundër arbitraritetit të autoriteteve, çmimeve dhe taksave në rritje si dhe rrogave që kanë mbetur në vend.

Një grua që mbajti një fjalim në një protestë të organizuar në Vladivostok tha: „Në dhjetë vitet e fundit Putini ka ngritur një vertikale pushteti, një vertikale korrupsioni, gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Unë nuk mund t`i besoj atij. Sa kohë që Putini është në pushtet, nuk do të ndryshojë asgjë.“

Policia arreston demostrues

Pakënaqësia në rritje

Kundër monopolit të Partisë

Edhe në qytete të tjera demonstruesit kërkuan dorëheqjen e Putinit dhe ekipit të tij: „Ne jemi kundër monopolit të partisë, që bllokon gjithë shtetin.“

Pllakatat tregojnë pjata, në njërën anë të të cilave ndodhet një copë e madhe mishi dhe në anën tjetër një copë kockë. Kjo është pamja e krizës ruse, shkruhet në to.

Në qytetin siberian Irkutsk, udhëheqësi i opozitës Boris Nemzow i kërkoi njerëzve, që të luftojnë së bashku kundër arbitraritetit të qeveritarëve. Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë treguan se suksesi është i mundshëm. Në to nuk fitoi kandidati i partisë së Kremlinit, "Rusia e Bashkuar", por kandidati i komunistëve. „Të dielën e kaluar të gjithë dhanë një kontribut të madh. Ata nuk zgjodhën kandidatin e oligarkëve, Deripaska-n, shokun e Putinit. Banorët e Irkutsk-ut dhanë kështu një shembull për gjithë Rusinë.“

Kundër rritjes së taksave

Ndërkohë që në Irkutsk u demonstrua kryesisht për mbrojtjen e Liqenit Baikal dhe kundër futjes në punë të një fabrike celuloze, në qytetet me shumicë islame Kazan dhe Ufa në rajonin e Vollgës (Rusia Qëndrore) si dhe në Moskë demonstruan fillimisht pjesëtarët e klubeve të automobilëve. Ata protestuan kundër rritjes së taksave mbi automjetet e vogla: „Ne jemi të pakënaqur me çdo gjë. Rrugët ndodhen në gjendje të keqe, taksat janë të larta, njerëzve po iu merret fryma rregullisht.“

Dhe një demonstrues tjetër shton: "Në industrinë tonë të automobilëve fitohen miliarda rubla, por asgjë nuk ndryshon. Një politikë e tillë nuk ka kuptim. Në fakt ky është vetëm pastrim parash.“

Policia arreston demostrues

Policia arreston demostrues

Shumica e demonstratave të organizuara me leje u zhvilluan pa incidente të mëdha. Kanali me qëndrim kritik kundër Kremlinit, Echo Moskvy, njëri prej medieve të pakta që raportuan për protestat njoftoi ndër të tjera për arrestime në Archangelsk, në veriperëndim të Rusisë.

Organizatori i protestave, u tha është marrë përkohësisht në pyetje për shkak të vjedhjes së një celulari. Në qytete të tjera milicia pengoi demonstruesit të shkonin në vendin e organizimit të protestave.

Policia arreston demonstrues

Në Kaliningrad, ku organizatorët nuk e mbajtën një demonstratë masive për shkak të kurshteve të sigurisë, mijra qytetarë morën pjesë në një aksion spontan. Ata hodhën mandarina në ajër duke thirrur "Guvernatori duhet të largohet, qeveria duhet të largohet".

Në Moskë milicia përdori forcë kundër pjesëmarrësve në një aksion që nuk kishte marrë lejen, në qendër të qytetit. Të paktën 70 demonstrues, ndër të cilët edhe një nga iniciatorët kryesorë të protestave, Sergej Udalzow, u arrestuan.

Autor: Christina Nagel/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi

DW.COM

  • Data 21.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MYV3
  • Data 21.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MYV3