1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Demonstrata kundër Mursit

Në radhët e forcave jashtë Vëllazërisë Myslimane në Egjipt po rritet zemërimi ndaj presidentit Mursi, pasi ky i zgjeroi mjaft kompetencat e tij. Edhe Perëndimi e sheh me shqetësim gjendjen atje.

Gjermania e bën ndihmën e saj të zhvillimit për Egjiptin të varur nga ajo nëse Mohammed Mursi i përmbahet standardeve demokratike. “Zoti Mursi nuk duhet të lërë fije dyshimi, që Egjipti gjendet në rrugën drejt demokracisë”, tha Ministri i Ndihmës për Zhvillimin Dirk Niebel në Berlin. “Këtë egjiptasit e presin me të drejtë prej tij, edhe ne me këtë kemi për ta matur”, u shpreh politikani liberal.

Dhjetëra mijëra vetë demonstruan në mbarë vendin të martën. Kjo ishte një nga protestat më të mëdha në Egjipt qysh prej rrëzimit të Hosni Mubarakut. Presidenti Mursi ka thënë se dekreti i tij për t'i dhënë vetes më shumë fuqi do të jetë i kufizuar, mirëpo i ka hedhur poshtë kërkesat për ta kthyer atë dekret.

Gjermania e mbështet vendin afrikan me gati 100 milionë euro në vit. Në mes të muajit dhjetor janë parashikuar të mbahen konsultime qeveritare gjermano-egjiptiane në Kajro. Atëherë do të vendoset për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Qindra vetë vazhdojnë të qëndrojnë në Sheshin Tahrir për të protestuar. Kundërshtarët e presidentit kanë bërë thirrje për një tubim masiv të premten e ardhshme.

Të martën Vëllazëria Myslimane, të cilës i takon zoti Mursi, shtyu një tubim me arsyetimin se synohej të shmangej tensioni publik. Ata e argumentojnë nxjerrjen e dekretit me nevojën për të mbrojtur fitoret e revolucionit. Për ta, këto fitore janë të rrezikuara nga drejtësia, e cila mban lidhje të forta me regjimin e mëparshëm.