1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Demokratët e Lirë dyshojnë tek vetja

Partia liberal-demokrate FDP nuk është në gjendje të shkëputet nga imazhi i partisë së klientelave dhe të përmbushte premtimin më të madh në fushatën e zgjedhjeve për uljen e taksave.

FDP Philipp Roesler

FDP Philipp Roesler

"Ju premtoj se pas ditës së sotme do fillojë ringjitja e Demokratëve të Lirë". Kjo fjali është thënë nga Philipp Rösler. Ai e tha atë pak pas zgjedhjes së tij si kryetar i Partisë së Demokratëve të Lirë, FDP, më 13 maj 2011. Gati 20 muaj më vonë shihet se 38-vjeçari pati marrë përsipër shumë. Partia e tij i ka punët po aq keq sa më parë. Çdo zgjedhje ndiqet me gjak të ngrirë. Që kur kryesimin e partisë e ka marrë Rösler, FDP ka dalë në opozitë në katër nga gjashtë zgjedhjet për parlamentet e landeve. Dhe në 20 janar pritet e njëjta gjë në Saksoninë e Poshtme, atdheu politik i Röslerit.

Për shpresën e dikurshme të liberalëve do të ishte shumë tragjike, nëse karriera e shkurtër e mbushur me kurba, përfundon atje ku filloi. Sepse para se Rösler të emërohej në vitin 2009 nga Angela Merkel si ministër në Berlin, ai pati futur FDP nga opozita në parlament në Landin e Saksonisë së Poshtme. Por kjo nuk ishte e vetmja arsye pse ai dukej si e ardhmja e partisë. Simpatik, i ndjeshëm, me humor dhe i zoti i fjalës, Rösler u prit mirë. Që kur është bërë kryetar partie, kjo ka ndryshuar.

Lehtësim pas largimit të Vestervelles

Nga programi ai të kujton shumë pararendësin Guido Vestervelle, i cili ishte i fiksuar tek ulja e taksave dhe privatizimi. Vetëm pak kohë më parë, Rösler prezantoi një dokument ku këshillon uljen e borxheve nëpërmjet shitjes së pronës publike. Në këtë mënyrë ai bëhet gjithnjë e më i ngjashëm me ish-in e tij. Ndërkohë që shumë liberalët e ndien veten të lehtësuar, kur ministri i Jashtëm Vestervelle liroi kryesinë e partisë pas dhjetë vjetësh qëndrimi.

Guido Westerwelle (FDP)

Guido Westerwelle

Suksesi galopant i marrë në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës prej 14,6 përqind u harrua shumë shpejt kur FDP ra në tendenca rënie të shkaktuara vetë. Partia nuk ishte në gjendje të shkëputej nga imazhi i partisë së klientelave, dhe nuk mundi të përmbushte premtimin më të madh në fushatën e zgjedhjeve për uljen e taksave. FDP është e vetmja parti, që këmbëngul në kundërshtimin e rrogës minimale, e zakonshme në vendet e industrializuara. Prej saj do të përfitonin miliona njerëz që kanë të ardhura të ulta. Ndërkohë numri i vogël i pronarëve të hoteleve, mund të gëzohet me uljet e mëdha të taksave.

Niebel përdor truket

Pas 11 vjetësh opozitë FDP arriti në një kohë të shkurtër, që të manovrojë si parti qeverisësë. Në sondazhe partia ndodhet vazhdimisht nën pesë përqind, pra sikur të bëheshin zgjedhjet tani nuk do të arrinte të futej në parlament. Prej muajsh personeli kryesor i partisë lufton njëri tjetrin. Ministri i zhvillimit Dirk Niebel ka shprehur në shumë intervista dëshirën që në zgjedhjet partiake që mbahen në maj në Nyrmberg, të ketë sa më shumë kandidatë për postin e kryesisë së partisë. Kjo do të ishte një shenjë e mirë për demokracinë e brendshme partiake, thotë Niebel.

  • Data 06.01.2013
  • Autor Marcel Fürstenau/Aida Cama
  • Fjalët kyç FDP, Liberale, Parti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17Eh3
  • Data 06.01.2013
  • Autor Marcel Fürstenau/Aida Cama
  • Fjalët kyç FDP, Liberale, Parti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17Eh3