1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Demokratët amerikanë - Fjalim emocional i Michelle Obamës

Kongresi i demokratëve amerikanë fillon punimet me fjalimin e mbajtur nga zonja e parë Michelle Obama. Me emocion ajo përcolli para delegatëve historinë e saj familjare dhe arsyet për mbështetjen e bashkëshortit të saj.

Gati dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, demokratët amerikanë kanë nisur në Charlotte në North Carolina kongresin e tyre të partisë. Gjatë tre ditëve të punimeve të këtij kuvendi, ata do të prezantojnë presidentin në detyrë Barack Obama si kandidatin e tyre zyrtar në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Barack dhe Michelle Obama

Një skuadër e fortë - Michelle dhe Barack Obama

Në ditën e parë pika kulmore ishte fjalimi i mbajtur nga zonja e parë Michelle Obama. Ajo mbajti një fjalim emocional mbi historinë e familjes së saj duke mbështetur arsyet pse votuesit më 6 nëntor duhet të votojnë për bashkëshortin e saj si president i ardhshëm i SHBA-së. "Si president ju merrni këshilla nga shumë njerez të ndryshëm. Por në fund të fundit, kur vjen puna për të marrë vendimin, si president, ajo që e udhëheq njeriun janë vlerat e tij, vizioni i tij dhe përvojat e tij njerëzore”, tha zonja e parë e SHBA-së.

"Barack e di se çfarë është ëndrra amerikane!"

Ai e ka jetuar vetë këtë ëndërr, tha më tej bashkëshortja e presidentit. Michelle Obama iu drejtua delegatëve me bindjen se vetëm të bashkuar dhe duke mbështetur Barack Obamën, do të ketë një botë më të mirë për fëmijët. Për këtë ajo e quajti bashkëshortin e saj si një njeri me karakter të fortë që pavarësisht postit, e ka bërë atë edhe më të mirë.

We love Michelle - Kongresi i demokratëve në Charlotte, North Carolina.

"We love Michelle" - Kongresi i demokratëve në Charlotte, North Carolina.

“Sot, pas shumë betejash dhe fitoresh si dhe të shumë momenteve që e kanë vënë në provë bashkëshortin tim në aspekte që nuk i kisha përfytyruar më parë, unë jam bindur se të jesh president nuk e ndryshon karakterin e njeriut, por zbulon se cili është ai në të vërtetë”.

Më parë rreth 6000 delegatë kishin miratuar programin e Partisë Demokrate. Sipas këtij programi ata mbështesin Obamën me kursin e tij për rritjen e tatimeve për shtresën me të ardhura të larta. Përveç kësaj ata mbrojnë, në ndryshim nga republikanët, barazinë ligjore të çifteve homoseksuale dhe të drejtën e grave për të vendosur për një abort.

Presidenti amerikan Barak Obama ka përpara një sfidë të madhe në garën për president në zgjedhjet e 6 nëntorit ndaj rivalit Mit Romney, ish-guvernatori i Masaçusetsit, i cili pranoi nominimin e Partisë Republikane javën e kaluar.
Por sondazhet e fundit tregojnë se Obama ndodhet para Romney-t, megjithëse jo me diferencë të madhe.