1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Demokraci direkte me pengesa

Iniciativa qytetare është hap i vogël në drejtim të demokracisë direkte në BE

Në qoftë se doni të ndryshoni diçka në Evropë, ju duhen bashkëpunëtorë me të drejtë vote nga të paktën gjashtë shtete të tjera të BE-së. Së bashku themeloni një shoqatë qytetarësh, të cilën e regjistroni në Komisionin Evropian. Kjo sepse në rrafsh evropian Komisioni është i vetmi organ që ka të drejtën për të ndërmarrë nisma projektligjesh, për të cilat vendosin më pas Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian.

Mungesë e vogël në ligj

Megjithatë, para paraqitjes së kërkesës rekomandohet një verifikim i shkurtër i ligjit. Një nismë qytetare është e mundur vetëm atëherë kur Brukseli është partneri i duhur. Disa raste nuk janë krejt të qarta: Për çështje doganore ose të tregtisë së jashtme është kompetente BE-ja, ndërkohë për çështje të arsimit vendosin vetë shtetet anëtare. Megjithatë, ndonjëherë kompetencat janë ndarë në mënyrë shumë të ndërlikuar: Për shembull, ndalimi i pirjes së duhanit u rregullua në rrafsh kombëtar, ndërsa për ndalimin e reklamave të duhanit në gjithë Evropën ka vendosur BE-ja.

Nikiforos Diamandouros, i Ombudsmani i BE-së për qytetarët.

Nikiforos Diamandouros, i Ombudsmani i BE-së për qytetarët.

Kur nuk ndërmerrni nismë ligjore, po doni vetëm të ankoheni për diçka që nuk shkon, ekziston alternativa e një peticioni ose ankese pranë të Ngarkuarit për Qytetarët. Pra, përshkruani saktë objektin dhe synimet e nismës suaj dhe tregoni se cilat direktiva në marrëveshjet e BE-së i konsideroni relevante në këtë kuadër.

Mungesë e vogël në buxhet

Si hap i radhës ju duhet të tregoni burimet e financimit të njohura për ju (sidoqoftë sponzirë, të cilët e mbështesin nismën tuaj me më shumë se 500 euro në vit). Së fundmi, lipsen një milion nënshkrime bashkë me adresat. Për këtë ju duhet të bindni për projektin tuaj 1.000 shtetas të angazhuar të BE-së (pra, rreth tre në ditë). Kjo kërkon shumë personel, shumë kohë e kësisoj shumë para. Pra, pa sponzorë nuk do të arrinit shumë.

Mungesë e vogël në mbrojtjen e të dhënave

Kur plotësohen të gjitha kushtet, nisma juaj regjistrohet nga Komisioni Evropian. Tani mund të nisni të mblidhni nënshkrime si dhe emra, adresa, datëlindje dhe nënshtetësi. Këtë mund ta bëni nëpërmjet shkresave ose online. Në raste të caktuara duhet të garantohet që të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e parashikuar dhe që ato më pas do të asgjësohen.