1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Delegacioni i Bundestagut kërkon qendrime të përgjegjshme në Kosovë

Një delegacion i Bundestagut gjerman, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, kërkoi nga partitë politike kosovare që të veprojnë sipas kushtetutës në mënyrë që vendi të dalë nga kriza institucionale në të cilët ndodhet.

Ute Kumpf, deputete e Bundestagut dhe kryetari i parlamentit të Kosovës flasin para mediave në Prishtinë

Ute Kumpf, deputete e Bundestagut dhe kryetari i parlamentit të Kosovës flasin para mediave në Prishtinë

Delegacioni i Bundestagut gjerman i kryesuar nga deputetja, Ute Kumpf, kërkoi nga partitë politike kosovare që të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që vendi të dalë nga kriza institucionale në të cilën ndodhet. Delegacioni i Bundestagut gjerman, takoi kryetarin e parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga i cili kërkoi që parlamenti të veprojë me përgjegjësi për situatën e krijuar politike.

“Ne presim nga partitë politike kosovare që ato të veprojnë përgjegjshëm dhe sipas Kushtetutës. Unë pres që këtu të ketë zgjedhje dhe kur them zgjedhje, pres që ato të jenë zgjedhje demokratike. Ne si Bundestag gjerman ndjejmë përgjegjësi që të interesohemi për zhvillimet politike në Kosovë”, tha deputetja Ute Kumpf.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se Kosova që nga dita e shtunë është në krizë institucionale dhe sipas tij kjo krizë nuk duhet të zgjasë shumë:

“Varet nga partitë politike parlamentare se cilën rrugë do ta zgjedhin, a do ta zgjedhin rrugën që e zgjat krizën institucionale, apo rrugën që e shkurton këtë krizë institucionale”, thotë Jakup Krasniqi.

Autor: Bekim Shehu/ Prishtina

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 19.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Phzw
  • Data 19.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Phzw